Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në lagjet e kryeqytetit nga zyrtarët policorë janë duke u shpërndarë fletushka vetëdijësuese, me temën “10 Këshilla të dobishme-Mbrojtje nga vjedhjet”.

“Po ashtu, pjesë e fushatës është edhe bashkëbisedimi me qytetarët dhe njoftimi i tyre për mënyrat e parandalimit të vjedhjeve. Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version