Qendra për Menaxhim Kombëtar ka bërë të ditur se sot në mëngjes, në disa pika kufitare të Kosovës, qytetarët po përballen me pritje të gjata, sidomos në dalje të vendit.
Sipas përditësimit të orës 09:52, situata më e rënduar është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 180 minuta, me kolonë rreth 1200 metra.
Në Merdarë, pritjet në dalje janë mes 90 deri 120 minuta, gjithashtu me kolonë prej rreth 1200 metrash.
Edhe në disa pika të tjera ka pritje më të shkurtra:
-
Jarinje – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
-
Mutivodë – deri në 30 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 50 metra.
-
Hani i Elezit – deri në 10 minuta pritje në hyrje dhe 5 minuta në dalje, me kolonë në hyrje deri në 30 metra.
Në pikat tjera kufitare, si Bërnjak, Glloboçicë, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë minimale, duke mos kaluar më shumë se 3 deri 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Për kamionë, qarkullimi është i lirshëm në të gjitha pikat kufitare, pa pritje të theksuara.