Një incident ka shkaktuar kaos në parlamentin e Polonisë, pasi deputeti Konrad Berkowicz ka nxitur reagime të forta duke shfaqur një flamur izraelit të modifikuar me simbolin e svastikës naziste.
Gjatë fjalës së tij në parlament, Berkowicz akuzoi Izraeli për gjenocid në Lindjen e Mesme, duke e krahasuar atë me një “Rajh të ri të Tretë”. Ai më pas nxori një flamur letre të Izraelit, ku Ylli i Davudit ishte zëvendësuar me simbolin nazist, duke shkaktuar menjëherë reagime të ashpra në sallë.
Veprimi i tij u prit me zemërim nga deputetët e tjerë. Kryetari i parlamentit e cilësoi shfaqjen e svastikës si të pajustifikueshme dhe bëri të ditur se po përgatitet një mocion për ndëshkimin e deputetit për përdorimin e simboleve naziste në sallën parlamentare.
