Ndërsa kampionati për Kupën e Botës vazhdon, shumë brazilianë u konvertuan në Islam duke rritur numrin e muslimanëve në Brazil.

Zgjedhja për të pranuar mesazhin e besimit me rritjen më të shpejtë në botë, pas takimit me ekipet e Davetit në vendin e sambave, një numër në rritje i brazilianëve i janë përgjigjur thirrjes në Islam.

Në San Paulo, Cesari, i cili ishte shumë i interesuar për fenë Islame kishte ardhur për të folur me ne në tryezën e davetit çdo ditë gjatë Kupës së Botës, njofton me shkrim Misioni i Davetit nga Qendra e Studimeve Islame Britanike dhe Akademia e Hulumtimeve, në faqen e tyre në Facebook.

Cesari pastaj e mori këtë vendim për të përqafuar Islamin, që të jetë ai i cili e dorëzon veten tek Zoti, për t’u bërë musliman.

Një tjetër çift nga Brazili e tha Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) të dielën, pas takimit me ekipin Iera.

Ne jemi në shtëpinë e çiftit që thanë, dëshmuan Shehadetin dje, së bashku me ne” shkruan një tjetër në faqen e Misionit të Davetit në Facebook.

Federata e Shoqatave Muslimane të Brazilit (FAMBRAS- Brazil’s Federation of Muslim Associations in Brazil) filloi një fushatë të quajtur Selam Brazil, për të përhapur fjalën e Islamit gjatë Kupës së Botës. Ata njoftuan se dy brazilianë e kanë pranuar Islamin.

Dy brazilianë e përqafuan Islamin përball Stadiumit Brasilia, para ndeshjes së Brazilit, kështu ka shkruar Selam Brazil në Facebook.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version