Brukseli ka një mesazh të qartë për Serbinë: Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është thjesht çështje parimesh, por një kusht thelbësor për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian! Kështu ka deklaruar Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në një përgjigje që ka bërë jehonë.


Një letër që ndryshon lojën: Zëri i Kamberit dëgjohet në Bruksel!

Ishte deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ai që e ngriti zërin drejt Brukselit më 25 shkurt 2025. Dhe përgjigja erdhi e prerë dhe shpresëdhënëse. Kamberi, duke e ndarë lajmin në Facebook, theksoi se Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, e ka siguruar atë se BE-ja po “ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.”


Pakicat, pika kyçe e negociatave!

Mesazhi i Costas ishte i pakompromis: trajtimi i pakicave do të luajë një rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e saj të anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë se progresi i Serbisë drejt integrimit evropian varet drejtpërdrejt nga mënyra se si ajo i respekton dhe i trajton minoritetet, veçanërisht komunitetin shqiptar të Luginës.

“Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane,” shkruante Kamberi, duke cituar Costan. Gjithashtu, theksohet se Këshilli i Evropës është i informuar thellësisht për çështjen e pasivizimit të adresave, një problematikë serioze që prek shqiptarët e Luginës, dhe se kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së.

“Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike,” përfundon Kamberi, duke theksuar se lufta për të drejta nuk do të ndalet.

Kjo përgjigje nga lartësitë e BE-së është një dëshmi e qartë se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet dhe se çështja e tyre është bërë një faktor vendimtar në rrugëtimin evropian të Serbisë.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version