Statusi i Arabisë Saudite si vendi i qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës bën që deklaratat e Myftiut të Madh të ndiqen me vëmendje.

Arabia Saudite ka emëruar Shejh Salih bin Feuzan el-Feuzan si Myftiun e ri të Madh të vendit, dijetarin më të lartë fetar të mbretërisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve saudite raportoi se Mbreti Salman e emëroi 90-vjeçarin në këtë post të mërkurën vonë, bazuar në një rekomandim nga djali i tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

I lindur në provincën el-Kasim të Arabisë Saudite, Shejh Salihu studioi Kuranin me një imam lokal pas vdekjes së babait të tij dhe fitoi njohje përmes emisionit radiofonik ‘Nur ala el-Darb’ (Dritë në Rrugë), si dhe përmes librave dhe paraqitjeve të tij televizive.

Ai e merr postin pas vdekjes në shtator të Shejh Abdulaziz bin Abdullah el-Shejh, i cili e mbajti postin e Myftiut të Madh për një çerek shekulli.

Familja el-Shejh, pasardhësit e Shejh Muhammed ibn Abdul-Vehabit, prej kohësh janë familja anëtarët e së cilës më së shumti kanë shërbyer si Myfti të Saudisë.

Myftiu i Madh është një nga liderët më të lartë islamikë në botën e myslimanëve synitë. Statusi i Arabisë Saudite si vendi i qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës bën që deklaratat e Myftiut të Madh të ndiqen me vëmendje.

 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version