Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik të Prishtinës. Si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe dy veturave, një person ka mbetur i lënduar. Forcat e policisë dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’iu përgjigjur situatës.
Zëdhënësja e policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi lajmin duke deklaruar se aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë – Ferizaj. Ajo shtoi se njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rastit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.