Zëdhënësi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se organet policore kanë ndaluar dhe shoqëruar disa zyrtarë të AKP-së.
Sipas tij, tash për tash nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

“Presim që të marrim informacionet zyrtare nga organet përgjegjëse”, ka thënë Kaloshi për Telegrafin.

Policia e Kosovës ka bastisur Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe ka arrestuar disa persona.

Bastisja është kryer nga Njësia për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit.

Bastisjet thuhet se kanë të bëjnë për shkak të keqpërdorimit me prona, ndërkaq Policia e Kosovës ka konfirmuar operacionin. /Telegrafi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version