Të paktën dymijë njerëz janë të humbur në Afganistan dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, pas shiut të madh i cili kishte shkaktuar rrëshqitje – shkarje – të tokës, në pjesën verilindore të vendit.

Deri më tani shumë pak veta u shpëtuan, për shkak se ekipet e shpëtimit në Afganistan nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe se gërmimi i tokës në baltë po bëhet vetëm lopata.

Shkarja e dheut, sipas agjencive të lajmeve, ka ndodhur në provincën e Badakhshan, duke “varrosur” rreth 300 shtëpi.

“Është e pamundur të largohet një sasi e tillë e baltës në afat të shkurtër. Ne nuk kemi lopatëzat mjaftueshme dhe kemi nevojë për makina”, ka deklaruar guvernatori Shah Waliullah Adeeb.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version