Pyetja:

Eselam alejkum!
A është i lejuar pikturimi abstrakt, ku nuk janë të pikturuar frymorët si dhe shitja e pikturave të tilla? Allahu ju ruajttë e ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pikturimi i objekteve si shtëpitë, pemët, natyra dhe gjërat e ngurta është i lejuar, pa marrë parasysh në çfarë forme bëhet ajo. E ndaluar në Islam është pikturimi i frymorëve si njerëzit dhe kafshët. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ata të cilët i bëjnë këto piktura do të dënohen në Ditën e Gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: “Ngjalleni atë që keni krijuar.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu, edhe shitja e pikturave me natyrë dhe me jo frymorë është e lejuar dhe në të nuk ka diçka të keqe. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
1.6.2007

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version