Sot, është dita e 31 e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Sipas OKB-së, numri i madh i vdekjeve të njerëzve si pasojë e luftës po vazhdon të përshkallëzohet. Sipas kësaj agjencie janë 1,081 civilë të konfirmuar të vdekur dhe 1,707 të plagosur, me numrin real që pritet të jetë dukshëm më i lartë.
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, forcat ruse rreth kryeqytetit janë tani në pozicione mbrojtëse dhe kanë ndalur “çdo interes në drejtim të lëvizjeve tokësore”, megjithëse sulmet ajrore dhe sulmet me rreze të gjatë vazhdojnë,
Luftimet intensive po vazhdojnë në disa drejtime rreth qytetit, por forcat ukrainase duket se e kanë rimarrë territorin në lindje, duke i shtyrë prapa forcat ruse.