Trepça ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në Basketboll, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 73:69.

Skuadra nga Mitrovica e pati të vështirë në pjesën më të madhe të takimit. Ekipi nga Gjakova ishte në epërsi në fillim dhe arriti t’i fitojë tri çerekët e parë, edhe pse me diferencë të vogël.

Megjithatë, Trepça reagoi në periudhën e fundit të ndeshjes dhe arriti përmbysjen vendimtare për të siguruar fitoren.

Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Kenny Hasbrouck, i cili e udhëhoqi ekipin drejt triumfit me 16 pikë të realizuara.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi u veçua Jericole Hellems, i cili ishte më efikasi për ekipin e tij me 20 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Trepça vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 43 pikë të grumbulluara, duke konfirmuar formën e mirë në këtë edicion të kampionatit.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version