Një ngjarje alarmante ka tronditur qytetin e Pejës, pasi rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark” janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për mediat, duke bërë të ditur se pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjatë intervenimit, policia ka takuar viktimën, e cila dyshohet se ka qenë cak i sulmit. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
I dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes para se të arrinin autoritetet, ndërsa Policia e Kosovës është vënë fuqishëm në kërkim të tij. Rasti po trajtohet me prioritet nga njësitet kompetente hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit.
