Ridvan Qatani

(19.03.1965-26.08.1998)

Ridvan Qatani ka lindur më 19.03.1965 në fshatin Duhël të Suharekës, nga babai Ahmeti dhe nëna Miradija.

Shkollën fillore “Abdullah Shabani” e ka mbaruar në Duhël, kurse të mesmen medresenë “Alauddin” të Prishtinës, në vitin 1985.

Ka qenë me punë të përkohshme në Gjermani, kurse imam i Ramazanit ka shërbyer në xhaminë e fshatit Senik të Malishevës.

Ridvani³¹ ka rënë shehid më 26 gusht 1998 në Duhël në shtëpinë e vet, së bashku me të vëllanë. Fillimisht është varrosur në fshatin e quajtur Sadovinë në Duhël, kurse është rivarrosur në shtator 1999 në varrezat e fshatit.
Ka lënë pasardhës 2 djem e 1 vajzë.

——————————————————————

³¹ Shënimet për Ridvan Qatanin janë marrë më 26.06.2009 në shtëpinë e familjes së shehidit nga vëllai i tij Jashar Qatani dhe i biri Behar Qatani si dhe në prani të sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suharekës, Mehdi ef. Hoxha.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version