Udhëheqësit e shëndetit publik denoncojnë atë që sekretari i shëndetësisë e quan një “spastrim të plotë” të anëtarëve të epokës Biden

WASHINGTON—Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. largoi të gjithë anëtarët e një komiteti kyç që rekomandon vaksina, dhe kur dhe sa shpesh duhet t’i marrin ato të rriturit dhe fëmijët. Kennedy shkroi të hënën në një artikull opinion në Wall Street Journal se do të bënte një “spastrim të plotë” të 17 anëtarëve të panelit, të gjithë të cilët ishin emëruar gjatë administratës së ish-Presidentit Joe Biden.

Paneli, i njohur si Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP), bën rekomandime për drejtorin e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me vaksinat që duhet të marrin fëmijët dhe të rriturit. Anëtarët aktualë përfshijnë mjekë të sëmundjeve infektive, pediatër dhe epidemiologë.

“Komiteti nuk do të funksionojë më si një vulë gome për agjendat fitimprurëse nga industria,” tha Kennedy në një deklaratë të mëvonshme, duke argumentuar se ndryshimi do të ndihmonte në rivendosjen e besimit publik në shkencë. Kennedy më parë kishte mbledhur emra për anëtarë të rinj potencialë të panelit. Udhëheqësit e shëndetit publik dhe demokratët, dënuan këtë veprim. “Largimi unilateral i një paneli të tërë ekspertësh është i pamatur, afatshkurtër dhe jashtëzakonisht i dëmshëm,” tha Dr. Tina Tan, presidente e Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve Infektive. Anëtarët e ACIP-it i nënshtrohen shqyrtimit të konfliktit të interesit dhe u kërkohet të tërhiqen nga vendimet që mund të paraqesin një konflikt. “Nuk është një vulë gome,” tha Kathy Edwards, një studiuese vaksinash që më parë shërbeu në ACIP. “Të gjitha këto gjëra vlerësohen me kujdes.”

Kennedy njoftoi kohët e fundit se CDC nuk do të rekomandonte më rutinë vaksina Covid-19 për fëmijë dhe gra shtatzëna.

Paneli takohet sërish në fund të qershorit. Kennedy do të duhet të emërojë anëtarë të rinj deri atëherë.

Wall Street Journal

Solli në shqip: Dijaonline

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version