Anulohet tenderi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, për instalimin e kamerave të vëzhgimit në Prishtinë.
Drejtori Ardian Gashi tha se kjo është bërë për shkak të paqartësive nga operatorët që kishin në specifikimin e detajeve.

“Kjo ka të bëjë me Ligjin e Prokurimit që nuk mund të caktojmë specifikat teknike dhe se a mund të lidhet kjo në sistemin që e mendon kryetari Shpend Shmeti për qytet të sigurt”, ka thënë ai për KTV.

Nga kompania “Botek”, Florian Kasumaj thotë për KTV se Komuna ka përpiluar zgjedhje teknike, duke u bazuar vetëm në disa prodhues kinez.

Ai thotë se për këtë duhet sisteme stabile e profesionale që i rezistojnë kushteve atmosferike

“Kishte parametra të panevojshëm që kanë mbyllur konkurrencën duke favorizuar një prodhues”, thotë ai.

Nga Policia e Kosovës thonë se ky projekt mirëpritet të realizohet, sepse ndikon në rritjen e sigurisë në qytet. /Telegrafi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version