Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Më herët, Klakoçar Zupançiq u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas këtij takimi, ata mbajtën një konferencë për media, ku Klakoçar Zupançiq theksoi se raporti ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe se dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version