Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University) në Fort Lee, Virxhinia, SHBA.
Ky lajm u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga FSK-ja, ku u theksua se kapiten Raci është nderuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”. Ky çmim u jepet studentëve ndërkombëtarë që shfaqin performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit.
Në njoftim thuhet se ky arritje e kapiten Racit dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe standardet e larta që përfaqësojnë anëtarët e FSK-së në skenën ndërkombëtare.