Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Informacione»Një kronologji e sulmeve dhe masakrave në Gaza

    Një kronologji e sulmeve dhe masakrave në Gaza

    0
    By Dija Online on 13-07-2014 Informacione

    Operacioni më i fundit izraelit ushtarake në Gaza, është operacioni i tretë më i madh në Rripin e Gazës në gjashtë vjetët e fundit.

    Para ofensivës së korrikut 2014, eskalimi i fundit në shkallë të gjerë ishte në nëntor 2012, kur ushtria izraelite bombarduan Rripin e Gazës me sulme ajrore për tetë ditë. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 171 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 100 civilë.

    Në vitet 2008-2009, ushtarët izraelitë filluan një operacion ushtarak 22-ditor në Gaza, i quajtur Operacioni Cast Lead. Rreth 1,400 palestinezë janë vrarë në ofensivë.

    Vitet 2005 – 2008. Çfarë ndodhi?

    Intifada e dytë palestineze, apo kryengritja kundër okupimit izraelit filloi në vitin 2000, duke vënë Hamasin në qendër të vëmendjes si grupi më i udhëhequr i rezistencës së armatosur.

    Hamasi fitoi zgjedhjet e këshillit legjislativ të vitit 2006. Pas fitores zgjedhore, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli vendosën sanksione të ashpra ekonomike në territoret palestineze.

    Kjo ka përkeqësuar tensionet politike mes Hamasit dhe Fatahut, partia politike palestineze e presidentit të ndjerë Jaser Arafat..

    Pas një marrëveshje paraprake për të formuar një qeveri uniteti në vitin 2007, Autoriteti i udhëhequr nga Fatah ruajti kontrollin mbi Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi ka qeverisur me Rripin e Gazës.

    Në qershor 2008, Egjipti ka ndërmjetësuar një armëpushim gjashtë mujor ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Hamasi premtoi të ndalë sulmet me raketa, ndërsa Izraeli ra dakord për të lehtësuar një embargo që i kishte ndaluar ndihmat humanitare, si dhe u dakordua për të ndaluar sulme ushtarake në Gaza.

    Më 4 nëntor, 2008, Izraeli nisi një inkursion ushtarak në një zonë rezidenciale në Gaza, në përpjekje për të arrestuar anëtarët e Hamasit. Izraeli ka insistuar se kjo nuk ishte shkelje e armëpushimit. Pas disa javësh të përsëritura dhune ndaj popullatës civile, Hamas njoftoi fundin e armëpushimit me Izraelin.

    Lufta në Gaza, e njohur gjithashtu si Operacioni Cast Lead, filloi më 27 dhjetor, 2008. Izraeli menjëherë filloi një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore, duke synuar më shumë se 100 vende të populluara me dendësi të lartë në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe shtëpitë e banimit, stacionet policore, shkollat, dhe spitalet. Sulmet izraelite tokësore filluan më 3 janar, 2009. Gjatë operacionit, forcat izraelite qëlluan predha që përmbanin fosfor të bardhë, një armë e paligjshme dhe e dënueshme me ligjet ndërkombëtare të luftës. Konflikti përfundoi në një armëpushim të njëanshëm izraelit, të deklaruar më 18 janar. Në këto sulme, 1391 plaestinez janë vrarë, ndër ta 318 ishin fëmijë, dhe të tjerët gra dhe burra të paarmatosur. Ndërsa nga ana e izraelitëve u shënuan vetëm 13 viktima, tre prej të cilëve civil mbi moshën 18 vjeçare.

    Vitet 2009-2012. Çfarë ndodhi?

    Pas armëpushim që hyri në fuqi, Hamasi i dha Izraelit një javë për të tërhequr trupat e saj nga territori tokëso, ajror dhe detar. Tërheqja u realizua, por bllokada e Rripit të Gazës megjithatë vazhdoi.

    Ndërkohë, Egjipti në atë kohë I udhëhequr nga autokrati Husni Mubarak u kritikua për mos hapjen e kalimit në Rafah, pika e vetme e qasjes në Gaza që nuk kalojn nëpër Izrael. Egjipti tha se nuk e hapi kufirin e saj me Gazën, sepse kjo do të nënkuptonte se e ka njohur Hamasin dhe kontrollin e tyre, dhe se kjo do të dëmtonte marëdhëniet e saj me SHBA-të.

    Më 14 nëntor, 2012, Izraeli vrau Ahmed Jabarin, shefi i krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, në sulm që kishte shënjestër makinën e tij. Hamasi u përgjigj duke qëlluar një breshëri e raketave në qytete të vogla izraelite.

    Izraeli pastaj filloi një ofensivë ushtarake tetë-ditore në Gaza, e quajtur “Operacioni Shtylla e Mbrojtjes”. Hamasi tha se raketat u lëshuan si reagim ndaj bllokadës në Gaza dhe pushtimit të Bregut Perëndimor.

    Izraeli tha se operacioni ishte gjoja se “një reagim ndaj raketave që goditën territorin izraelit në ditët dhe javët që i paraprinë këtij operacioni”.

    Në këtë vazhdë sulmesh u vranë 2332 palestinez.

    Vitet 2013-2014. Çfarë ndodhi?

    Në mars 2013, SHBA, Izraeli dhe Autoriteti Palestinez negociuan një marrëveshje për të rifilluar procesin e zvarritur për bisedimet e paqes. Negociatave u është dhënë një afat deri në prill 2014.

    Zyrtarët izraelitë premtuan të ngrijnë ndërtimin e disa vendbanimeve dhe të lirojnë 104 të burgosur palestinezë, duke përfshirë edhe 14 qytetarë palestinezë të Izraelit, që kanë qenë në burg që para marrëveshjes së Oslos që u nënshkrua në vitin 1993.

    Pasi negociatat e paqes izraelito-palestineze ngecën edhe një herë, Fatahu ka lëvizur në drejtim të pajtimit me Hamasin në Gaza, dhe të dy fraksionet formuar një qeveri palestineze në fillim të qershorit.

    Izraeli fajësoi Hamasin për rrëmbimin e tre kolonëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, gjë të cilën Hamasi e ka mohuar kategorikisht. Pasi trupat e kolonëve janë gjetur më 1 korrik, Izraeli tha se Hamasi “do të paguajë” për vdekjen e tyre.

    Kështu, Izraeli lansoi edhe njëherë agresionin e quajtur “Operacioni Mbrojtës”, ku mobilizoi edhe këmbësorinë në kufi me Gazën. Deri tani numërohen mbi 160 viktima, shumica gra dhe fëmijë. Sulmet izraelite janë në rritje e sipër, dhe target nuk janë vetëm shtëpitë e civilëve, por edhe qendrat e kujdesit për të sëmurët mendor, spitalet e xhamitë.  /mesazhi/

     Shenim: Që ta shihni kete kronologji ne menyre interaktive, shihni burimin tek Al Jazeera, apo klikoni ne kete link http://webapps.aljazeera.net/aje/custom/2014/gazaunderattack/index.html

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.