Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen e së shtunës, duke realizuar dy gola për RCD Mallorca në barazimin 2-2 ndaj CA Osasuna.

Sulmuesi i Kosovës realizoi dy herë gjatë takimit, por skuadra e tij nuk arriti ta ruajë epërsinë dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Me këto dy gola, Muriqi ka arritur shifrën e 18 golave këtë sezon në La Liga, duke regjistruar sezonin më të mirë në karrierën e tij në elitën e futbollit spanjoll.

Ky realizim e vendos atë mbi rekordin e Samuel Eto’o, i cili kishte shënuar 17 gola me Mallorcan në sezonin 2003/04.

31-vjeçari tani është shumë pranë një tjetër rekordi historik te klubi, pasi për t’u bërë golashënuesi me më shumë gola në historinë e Mallorcas në La Liga i duhen edhe dy realizime të tjera.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version