Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi organizuan protesta për të protestuar rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale, që treguan që ish- shefi i ushtrisë Abdel – Fattah al – Sisi kishte siguruar një “fitore të madhe”.
Protestuesit organizuan marshe paqësore në krahinat qendrore të Minyas dhe Beni Sueif për të protestuar rezultatet e votave. Ata protestonin mes këngëve kundër ushtrisë dhe policisë.
Protestuesit mbanin simbolet Rabaa, që përkujton vrasjen e qindra mbështetësve të Mursit gushtin e kaluar.
Mitingje të ngjashme u organizuan në qytetet Ismailia, Suez dhe Port Said, si dhe qytetin bregdetar të Aleksandrisë dhe krahinat Delta Nil, Damieta dhe Sharqiya.
Rezultatet nga të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin tregoi se al – Sisi kishte fituar garën me rreth 23.5 milion vota, ndërsa konkurrenti i tij , majtist Hamdeen Sabahi , fitoi vetëm 791.153 vota ose 3.3 për qind. /mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version