Në fotografi, përveç Epstein-it, shfaqen disa figura të njohura të ateizmit militant:

  1. Richard Dawkins, autor i The God Delusion (Iluzioni i Zotit), i cili promovon idenë se jeta nuk ka qëllim dhe nuk ekziston Zot apo botë tjetër.

  2. Lawrence Krauss, autor i A Universe from Nothing (Një univers nga asgjëja), i larguar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës pas akuzave për ngacmim seksual.

  3. Steven Pinker, i njohur për promovimin e hapur të ateizmit, si në diskursin “Ateistë krenarë”.

  4. Stephen Hawking, autor i The Grand Design, i cili mohon nevojën e universit për një Krijues dhe për të cilin ekzistojnë fotografi komprometuese pas vdekjes.

Thelbi: Zogjtë mblidhen me zogjtë e llojit të tyre.

Mohimi i ekzistencës së Allahut të Lartësuar dhe i botës tjetër çon domosdoshmërisht në një përfundim fatal: nuk mbetet asnjë bazë reale për moralin.

Morali shndërrohet në:
një ndjenjë të rastësishme,
produkt të ndryshimeve të verbra dhe përzgjedhjes pa qëllim,
diçka relative dhe arbitrare.

Si pasojë:
nuk ka të drejtë e të gabuar,
nuk ka të mirë e të keqe,
nuk ka hallall e haram.

Tragjedia në shoqëritë tona:

Këta janë pikërisht njerëzit:
që u promovohen të rinjve tanë,
që u paraqiten si “modele mendimi”,
që u zbukurohen nga predikuesit e devijimit në vendet tona.

Shembull i qartë është Adnan Ibrahim, i cili i kushtoi:
një hutbe të plotë të xhumasë,
dhe një ligjëratë të veçantë më pas,

për të argumentuar se Stephen Hawking mund të hyjë në Xhenet, ndërsa sulmon ata që thonë se ai e meriton Zjarrin, duke i quajtur “fanatikë prapanikë”.

Po ashtu, ai e lustron figurën e Richard Dawkins, duke thënë:

“Shkencëtar – subhanAllah – pajtohesh a nuk pajtohesh me të, është shkencëtar, ka psikologjinë e shkencëtarit, emocionet e shkencëtarit, e shenjtëron dijen, gëzohet me dijen, lumturohet me dijen – diçka jo normale!”

Ndërkohë që, siç kam sqaruar në “Rrugëtimin e Bindjes”, me dëshmi të qarta shkencore, si ai që lavdëron, ashtu edhe ai që lavdërohet, janë shitës të shkencës së rreme.

Falënderimi i takon Allahut për dhuntinë e Islamit.

Një fe që:
i jep kuptim jetës,
i vendos themelet e moralit,
dhe e dallon qartë të vërtetën nga e kota.

Perkthyer nga Dr. Ijjad Kunejbi me pak sqarim

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version