Një lëvizje e rëndësishme ekonomike dhe diplomatike! Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifat për të gjitha mallrat amerikane, një vendim i cili u propozua muaj më parë nga presidentja vjosa osmani. Ky hap shërben si një dëshmi e qartë e partneritetit të fortë mes dy vendeve.


Presidentja Osmani: “Ne jemi partneri juaj i besueshëm”

Menjëherë pas marrjes së vendimit, presidentja Osmani reagoi duke shprehur krenarinë për këtë hap. “Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik,” shkroi ajo në një deklaratë.

Ajo theksoi rolin e Kosovës si një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. “për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë,” shtoi Osmani, duke nënvizuar se ky vendim shkon përtej ekonomisë, duke fuqizuar edhe më tej marrëdhëniet strategjike dhe politike mes dy vendeve.

Ky veprim pritet të ketë një ndikim pozitiv në tregun kosovar, duke lehtësuar qarkullimin e mallrave amerikane dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik me aleatin kryesor të Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version