Ministria e Haxhit dhe Umres e Mbretërisë Saudite konfirmoj që më parë fillimin e sezonit të ri të Umres, që do të thotë se grupe të reja pelegrinësh të huaj mund të mbërrin menjëherë për pelegrinazhin e Umres.
Arabia Saudite po rifillon lëshimin e vizave të Umres nga sot, 10 qershor, një ditë pas përfundimit të Haxhit 2025.
Mbi 1.6 milion muslimanë jashtë Arabisë Saudite, të cilët vinin nga më shumë se 150 vende të botës, kryen adhurimet e tyre në Mekë gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit, thanë më parë autoritetet e Arabisë Saudite.
Rifillimi i vizave të Umres hap rrugën që pelegrinët ndërkombëtarë të kthehen në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Ministria e Haxhit dhe Umres e Mbretërisë kishte konfirmuar më parë fillimin e sezonit të ri të Umres, që do të thotë se grupe të reja pelegrinësh të huaj do të mbërrinin për pelegrinazhin e Umres menjëherë pas mbylljes së sezonit të Haxhit.
Sipas kalendarit zyrtar të Ministrisë së Haxhit dhe Umresë, lëshimi i vizave do të fillojë më 10 qershor. Kompanitë e Umresë dhe agjentët ndërkombëtarë u udhëzuan të finalizonin marrëveshjet e tyre të shërbimit jo më vonë se 27 maji, sipas kalendarit të lëshuar më parë.