Kryeministri i Turqisë, ka paralajmëruar grupin PKK se nëse nuk liron fëmijët e rrëmbyer, ushtria turke do të sulmojë pozicionet e tij.
Rexhep Taip Erdogan ka  thënë se Turqia do të përdorë opsionin e sulmeve ushtarake nëse grupi PKK nuk dorëzon dhe liron fëmijët e rrëmbyer. Këtë deklaratë kryeministri i Turqisë e bëri gjatë takimit me përfaqësuesit e partisë Drejtësia dhe Progresit në parlamentin e këtij vendi. Pas rrëmbimit të fëmijëve në zonat e banuara kryesisht me kurdë në Turqi, familjarët e fëmijët janë mbledhur përballë zyrës lokale të partisë laburiste në rajonin e Kurdistanit në juglindje të Turqisë me kërkesën e lirimit të fëmijëve nga grupi PKK.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version