Dogana e Kosovës ka realizuar një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i specializuar në shitjen e telefonave mobilë, pas pranimit të një informacioni nga një qytetar përmes linjave të hapura për raportimin e kontrabandës dhe veprave të tjera penale.

Pas verifikimeve paraprake, njësitet e Doganës kanë kryer një inspektim të plotë të lokalit dhe hapësirave përcjellëse.

Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum), është gjetur një kasafortë ku u zbuluan:

  • 49 copë iPhone 16 Pro Max

  • 1 copë iPhone 16 Pro

  • 12 copë iPhone 15 Pro

  • 9 copë Samsung A36 5G

  • 6 copë Samsung A56

  • 2 copë Samsung A26

Të gjitha këto pajisje janë gjetur pa dokumentacion përcjellës që dëshmon prejardhjen apo importimin e tyre ligjor, dhe dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme.

Vlera totale në treg e këtyre pajisjeve është rreth 64,340.00 euro.

“Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore ndaj subjektit në fjalë, duke sekuestruar mallin dhe duke iniciuar procedurat hetimore për kundërvajtje apo vepër penale, varësisht nga të gjeturat e mëtejme. Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë që të vazhdojnë të raportojnë rastet e dyshimta përmes linjave të hapura, duke kontribuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Doganës së Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version