Browsing: Studime

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë)” (Kuran, 96:1). – Jo rastësisht këtë…

Të përbashkëtat dhe dallimet mes zekatit dhe taksësDr. Isam Abduhadi Ebu NasrTaksa përkufizohet si një detyrim financiar që u ngarkohet individëve në dobi të të shtetit, ku individi nuk përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej saj, por që nëpërmjet saj realizohen objektiva publike të caktuara.Në legjislacionin islam nuk ka detyrim tjetër përveç zekatit, por në rast se këtij detyrimi i bashkangjitet edhe detyrimi i taksës, atëherë kjo mund të jetë e mundur vetëm në këto rrethana:1- Kur shtetit nuk i mjaftojnë burimet e paracaktuara nga legjislacioni islam, sepse shpenzimet e shtetit mbulohen nga pronat dhe asetet shtetërore.2- Kur shteti ka nevoja reale për të ardhura.3- Taksa të bëhet e detyrueshme vetëm pas konsultimit me njerëzit e fushës dhe që njohin jursipodencën islame.4- Shpenzimi taksës t’i nënshtrohet kontrollit të vazhdueshëm.5- Mbajtja e drejtësisë në shpërndarjen e barrës së taksës dhe në përdorimin e shumës së mbledhur.6- Detyrimi i taksës të bëhet për një kohë të caktuar dhe të jetë i lidhur me nevojën, në mënyrë që taksa të mos kthehet në qëllim në vetvete.7- Shuma e mbledhur nga taksat të zbritet nga të ardhurat e mbledhura nga zekati.8- Taksa e merituar të konsiderohet prej borxheve të cilat mund të zbriten nga zekati.Sipas jusristëve muslimanë, pavarsisht që taksa merret pa u plotësuar kushtet e lartëpërmendura përbën një padrejtësi, nuk lejohet që individi t’i shmanget pagesës së saj, sepse në rast se ajo përbën një padrejtësi do të mëkëmbësi ai që do të japë llogari përpara Allahut a.xh..E përbashkëta dhe ndryshimet mes taksës dhe zekatit:1- Zekati përngjason me taksën për nga fakti se janë të detyrueshme të paguhen dhe se shteti merr përsipër mbledhjen dhe shpenzimin e tyre për interesa sociale dhe ekonomike.2- Zekati duhet të paguhet me forcë nëse nuk paguhet me dëshirë, dhe në të njëjtën formë veprohet edhe me taksën. Ashtu si zekati edhe taksa ka objektiva sociale, financiare dhe ekonomikë.Përsa i përket ndryshimeve mes taksës dhe zekatit, mund të përmendim faktin se dallimet mes tyre jane thelbësore, ku ndër dallimet më të rëndësishme është fakti se:1- Zekati është një detyrim i ngarkuar prej Allahut të Lartësuar duke u konfirmuar edhe suneti profetik, i cili ka përcaktuar edhe llojet e pasurive që përfshihen tek zekati, masën dhe përqindjen e detyrimit. Këto norma që i lidhen me zekatin nuk mund të ndryshohen nga askush, as të shtohen dhe as të pakësohen. Ndërkohë që burimi i detyrimit të taksës është njeriu, ku masa e saj dhe forma e shpenzimit të saj bëhet nga vetë njeriu. Sigurisht që ka dallim të madh mes nje detyrimi që buron nga Allahu dhe atij që buron nga njeriu.2- Nga ana termologjike termi “zekat” do të thotë pastrim, rritje, zhvillim dhe begati, domethëniea e të cilave e nxisin njeriun që ta nxjerrë zekatin me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Nga ana tjetër, termi “taksë” do të thotë barrë, peshë dhe ndëshkim. Të gjitha këto domethënie e bëjne njeriun që ta shohë me syrin ndëshkimit duke e nxitur që të gjejë rrugët dhe forma për tu shmangur prej saj.3- Gjithashtu zekati është një adhurim ashtu si namazi, haxhi, agjërimi etj, nëpërmjet të cilit besimtari afrohet me Allahun a.xh. dhe për vlefshmërinë e të cilit ka nevojë për nijetin, që përbën një kusht për pranimin e veprës. Ndërsa taksa është një detyrim qytetar që është e zhveshur nga të gjitha domethëniet, adhurimi dhe afrimi me Allahun a.xh.4- Zekati përfaqëson shtyllën e tretë të Islamit dhe për këtë arsyse prijësi i muslimanëve nuk mund t’i ngarkojë muslimanët me një detyrim tjetër vetëm brenda disa normave të caktuara. Kjo do të thotë se për aq kohë sa plotësohen kushtet e dhënies së zekatit besimtari duhet ta nxjerrë atë, edhe nëse nuk ekzsiton nevoja për të, ndërsa taksa shtohet dhe pakësohen në varësi të shpenzimeve pubilike të shtetit dhe për këtë arsye ajo mund të anullohet nëse është e panevojshme.5- Përderisa zekati është një adhurim, ai është e detyrueshëm vetëm për muslimanin që plotëson disa kushte të caktuara, ndërsa taksa e detyrueshme nuk bën dallim mes muslimani dhe jomuslimanit.6- Zekati është një detyrim hyjnor që dallohet për qëndrueshmërinë e tij nga koka në kohë dhe vende të ndryshme, ndërsa bazat dhe parimet mbi të cilën ngrihet taksa ndryshojnë sipas nevojës.7- Zekati ka qëllime dhe objektiva madhore, siç është pastrimi i shpirti si burim i koprracisë dhe lakmisë, si dhe largimin e urrejtjes dhe i zilisë nga shpirti i të varfërit, ndërkohë që taksa është shumë larg këtyre qëllimeve.8- Zekati është detyrim vetëm për pasurinë e fituar në mënyrë të lejuar, ndërkohë që taksa nuk bën dallim mes pasurisë së fituar në mënyrë të leljuar dhe asaj të fituar në mënyrë të ndaluar, sepse që të dyja janë lënda e taksës.9- Barra e zekatit është një përqindje e pandryshueshme, ndërsa barra e taksës sa vjen dhe rritet për të përballuar nevojat financiare. Përfituesit e zekatit janë përcaktuar në ajetin nr. 60 të sures Teube: “Vërtetë që sadekatë janë për të varfërit, të vobektit…”, ndërsa tek taksas vërejmë se ato shpenzohen për të përballuar shpenzimet publike të shtetit.10- Në thelb zekati shpenzohet në vendin që është mbledhur dhe nuk transferohet diku tjeter vetëm se përmes një justifikimi fetar, ndërsa taksa mund të mblidhet në zona të ndryshme dhe më pas derdhet në arkën e shtetit.11- Zekati nuk shfuqizohet nëse i kalon koha e nxjerrjes, por ai mbetet një borxh që rëndon mbi muslimanin derisa të nxirret, ndërsa taksa sa vjen dhe shfuqizohet sa më shumë kohë që të kalojë nga mospagesa e saj.12- Shpërblimi dhe ndëshkimi për zekatin është i kësaj botë dhe i botës tjetër, ndërsa shpërblimet apo ndëshkimet që vijnë nga taksat janë vetëm të kësaj bote.Pergatiti: Hoxhe Genc Plumbi

1- Kjo përvojë ka treguar se shtresa të gjëra të muslimanëve në shoqëritë islame dëshirojnë, madje kërkojne një aleternativë islame pranë bankave me kamatë. Këtë fakt e ka vërtetuar interesimi i madh pranë degëve islame në kushtet e mungesës së bankave të mirëfillta islame.2- Hapi i bërë nga bankat me kamatë për hapur degë islame në bankat e tyre është argument se këto banka e kanë pranuar suksesin e sistemit bankar islam duke hedhur poshtë legjendën e ngritur nga Perëndimi se nuk mund ketë aktivitet ekonomik pa u bazuar mbi normën e interesit. Nga ana tjetër hapja e degëve bankare islame në Perëndim është një marketing i mirë për Islamin dhe një përgjigje konkrete për ata që kanë dyshime rreth vlefshmërisë së zbatimit të Islamit në jetën praktike, madje ndoshta kjo mund të ndihmojë në pakësimin e armiqësisë karshi bankave islame.3- Degët bankare islame pranë bankave me kamatë mund të jenë një hap pozitiv drejt kalimit në një sistem bankar islam. Gjithashtu suksesi i treguar prej këtyre degëve mund të bëhet shkak për trasforimimin e bankave me kamatë në banka islame. Por që kjo të bëhet realitet ka nevojë që të vëzhgohet nga afër ky fenomen në mënyrë që të mos mbetet vetëm një fenomen formal që ka për qëllim vetëm përtharjen edhe më të madhe të parave dhe pasurisë së muslimanëve.4- Lejimi i krijimit të degëve islame në një numër vendesh arabe dhe islame tregon se autoritetet financiare të këtyre vendeve kanë filluar të binden – dhe për këtë falënderimi i takon Allahut- në lidhje me dobinë dhe suksesin e sistemit bankar islam, si për rëndësinë e bankave islame dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Gjithatu të binden që bankat islame në vërtetë janë forcë shtyrëse mjaft e fuqishme për ekonomitë e vendeve në zhvillim për të tejkaluar pengesat që hasin në sigurimin e kapitalit të nevojshëm.5- Hapi i bankave me kamatë për të hapur degë islame do t’i bëjë ato që të vendosin teknologjinë dhe përvojën e tyre në funksion të kësaj fushe në mënyrë që të zhvillojë dhe të vendosë në eficencë shërbimet bankare me bazë islame.6- Rritja e interesit për shërbimet bankare islame dhe format e investimit sipas normave islame do të sjellë në rrafshin afatgjatë zgjerimin e rishpërndarjes së depozitave midis sistemit bankar me kamatë dhe atij me bazë islame, ku pari do të zgjerohet si pasojë e të dytit, nëse ata që kujdesen për sistemin bakar islame do të dinë si ta shfrytëzojnë këtë rast.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-SherifVijon… Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë.
Përktheu Genc Plumbi

Ideja e krijimit të degëve islame në bankat me kamatë doli në pah që në fillimet e shfaqjes së bankave islame. Kur ideja e krijimit të bankave islame filloi të kalonte nga aspekti teorik në atë praktik në fillimet e viteve 70’-të, disa banka tradicionale me kamatë u përpoqën që ta pengonin përhapjen e tyre, si dhe të hidhin dyshime në besueshmërinë e punës dhe mbi metodat e të bërit biznes në bankat islame. Kur këto përpjekje dështuan, bankat tradicionale propozuan hapjen e degëve që do të ofronin shërbime sipas parimeve islame në bankat e tyre. Ky propozim nuk arriti të vihej në jetë vetëm atëherë kur bankat tradicionale kuptuan sesa e madhe ishte interesimi e njerëzve për këto banka dhe kur kërkesa nga të gjitha shtresat e shoqërisë për shërbimet e këtyre bankave filloi të rritej. Ky ishte momenti ku disa banka tradicionale vendosën ti hynin kësaj ekperience të re duke hapur degë që ishin të specializuara në shërbimet bankare me bazë islame.Banka e Egjiptit ishte banka e parë me kamatë që iu drejtua hapjes së degëve që ofronin shërbime bankare sipas parimeve islame. Në këtë mënyrë Banka e Egjiptit hapi degën e parë me shërbime islame në vitin 1980 e cila mori emrin “Dega Hysejn e shërbimeve bankare islame.”Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu Genc Plumbi