Ku jeni more ju “Je suis Charlie”-t e Kosovës, apo e shihni çka po bën shteti juaj mik, Franca?
A ka Kosova ambasador në Francë, ku janë “strukur” aktivistët e Shoqatës Kosovë-Francë?
Nesër bëhen dy vjet prej se u vranë mizorisht anëtarët e redaksisë së revistës humoristike Charlie Herdbo dhe më kujtohet kur krejt shqiptarët e Kosovës u solidarizuan me këtë akt kriminal. Madje vërshuan parollat në Facebook me parollën “Je suis Charlie” dhe me ngjyrat e flamruit francez. U ndezën edhe qirinj midis Prishtinë…
Me nje fjalë krejt shqiptarët brohoritën « Je suis Charlie”
Unë nuk e kam ndërruar « cover page » të faqes time ne Facebook por kam dënuar këtë akt të dhunës së shfrenuar kundër kolegëve, gazetarë të gazetës Charlie Herbdo.
Sot dy vjet më pas, një lider i një partie politike, një ish-kryeministër, një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, po mbahet në arrest në Francë me fletarrest të Serbisë dhe përderisa opinionit francez nuk «i ha palla» për Ramush Haradinajn, po më habit « heshtja mortore » e ambasadorit « të përjetshëm » të Republikës së Kosov..
Udhëzime të reja për alergjinë nga kikirikët
Kikirikët dhe produktet ushqimore që i përmbajnë ato, si gjalpi i kikrikut, vaji, apo mielli i kikirikut, përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, për vlerat ushqyese dhe çmimet e përballueshme. Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë alergji nga kikirikët dhe mund të kenë reaksion prej tyre, si acarim të lëkurës, apo lot në sy, e deri tek alergjitë e forta që mund të shkaktojnë vdekjen. Prindërit i kanë këshilluar që të mos u japin ushqime me kikirikë fëmijëve nën moshën 3-vjeçare. Por disa udhëzime të reja të Insituteve Kombëtare të Shëndetit sugjerojnë që fëmijëve t’u jepen produkte të kikirikëve në moshë të vogël, për të parandaluar zhvillimin e alergjive. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke bisedoi për këtë çështje përmes skype-it me Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pjesë e Insituteve Kombëtare të Shëndetit.
Kikirikët janë mes ushqimeve më popullore për vaktet e zemrës. Sanduiçi me gjalpë kikiriku dh..
Lëvizje armatimesh në Evropë
Anije të ngarkuara me tanke amerikane, artileri vetëlëvizëse dhe qindra automjete luftarake arritën sot në një port të Gjermanisë veriore në rrugën drejt Evropës Lindore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Armatimet dërgohen me synimin për të forcuar aftësitë e NATO-s përballë një agresioni të mundshëm rus.
Gjatë dy javëve të ardhshme, rreth 3,500 trupa të një divizioni këmbësorie në Fort Karson të Kolorados do t’u shtohen pajisjeve luftarake që arritën sot në port.
Kjo shënon fillimin e një faze të re të operacionit me emrin “Atlantik Resolve”, i cili parashikon praninë e vazhdueshme të një brigate të blinduar amerikane në Evropë, mbi bazën e një rotacioni nëntë-mujor.
Trupat dhe pajisjet do të dislokohen së pari në Poloni dhe pastaj do të përhapen në shtatë vende, nga Estonia në Bullgari, ku është rritur nervozizmi lidhur me shtimin e operacioneve ushtarake ruse në rajon. Një njësi që do të shërbejë si shtab ushtarak do të vendoset në Gjermani.
Interneti në të gjithë botën është përballur gjatë ditës së sotme me sulme të fuqishme kibernetike, duke rrezikur internetin në…
Si ta hiqni qafe aromën e hudhrës
Përveç që një numër i madh i ushqimeve mediterane dhe i ushqimeve nga kuzhinat e tjera vështirë që paramendohen pa…
LG G6 nuk do të jetë smartfon modular
Nëse ju ka pëlqyer smarftoni LG G5 dhe shpresoni se pasardhësi i tij do të vijë me përmirësime, si koncept…
Ky është kodi që hap çdo telefon (Foto)
Ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të keni qasje në informacionet e fshehura të iPhone, aq sa…
Ka shumë video të cilat nuk janë në dispozicion në Kosovë ose Shqipëri, për shkak se ngarkuesi i tyre i…