Blog Style Listing Example

Thomas E. Ricks, profesor i Harvardit, dhe ish-gazetar i mediave më prestigjioze në botë, si “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, ka shkruar një opinion për revistën Foreign Policy, ku ai tregon, pse beson se në mars Kosova do të përballet me trazira.
Kjo sipas tij do të ndodhë shkaku se është forma më e mirë që Putini ta testojë Tumpin.
Ricks, i cili e ka përcjell Ushtrinë Amerikane për “Washinton Post”, që nga viti 2000 deri në vitin 2008, thotë se dëshira e Trumpit për të shmangur konfrontimin me Rusinë do të ketë pasoja për disa vende e sidomos për Kosovën.
Ky gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes, pasi spjeson tensionet e fundit në mes të Kosovës, sidomos ato me trenin, thotë se ugjedhja e Trumpit si president i SHBA’së, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e Amerikës ndaj Kosovës.
“Duke u bazuar në komentet e Trumpit për NATO-n si dhe afërsia me Rusinë kanë bërë që të vihet në pikëpyetje mbrojtja e Amerikës nda Kosovës. Veprimet e fundit të Serbisë në ..

Kthimi i qytetarëve të Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, pas kalimit të festave të fundvitit në Kosovë ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdare.
Ministria e Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një prej arsyeve për shkaktimin e këtyre radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.
“Duke qenë se tani është periudha kur i keni përfunduar pushimet dhe largoheni masivisht nga vendlindja, kalimi kufitar përbën një sfidë të veçantë për ju. Në mënyrë që t’u shmangeni pritjeve në radhë të gjata, Ministria e Diasporës ju rekomandon fuqishëm që të zgjidhni edhe pika të tjera për kalimin kufitar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Diasporës.
Ata kanë bërë të ditur se “institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi”.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i ka thënë Radios ..

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë.
Ata, dyshohen se gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.
Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.
Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këto të dhëna i ka ofruar për Insajderin, Prokuroria e Shtetit e Kosovës.
Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas bartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.
Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.
Këta prokurorë deri tash kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.
“Gjithsej 5..

Dje pasdite, policia franceze, në aeroportin e Bazelit, ka arrestuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish – kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, i arrestuar sipas flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, po mbahet në një stacion policor në Francë.
Portali ‘Koha’ ka sjellë pamje nga momenti i arrestimit të ish-komandantit të UCK’së.

Pamje nga arrestimi Haradinaj në aeroport by kohanet

Vazhdës së reagimeve ndaj ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, i është bashkuar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami.
Përmes këtij reagimi ai ka kërkuar ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton GazetaBlic.com
“Arrestimi i Ramushit vjen nga një shtet i cili historikisht ka qenë mik i Serbisë. Franca kurrë nuk do të jetë mik i shqiptarëve e aq më pak i Kosovës. Një shtet i cili na ka njohur ndërkombëtarisht , arreston ne emër të kryekriminelit të Ballkanit , Milloshevic, ai është i barabart me të. Kur ende nuk po shoh reagim të Kryetarit e Kryeministrit, pyes a kemi edhe a jemi shtet …Naleni more dialogun me Serbinë, a keni dinjitet a jo”

Kryetari i komunës së Mamushës, Arif Bytyç, del të jetë më i pasuri ndër gjashtë kryetarët e komunave të Kosovës.
Ai në një pubilim të bërë nga Levizja Fol, del t’i këtë si të hyra mbi 137 mijë euro. Pas tij rënditet kryetari i komunës së Dragashit, Salim Januzi me mbi 101 mijë euro të ardhura.
Duke e lënë në vendin e tretë kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me afro 75 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.
Pas tij rënditet kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Nikolic, me mi 44 mijë euro të hyra vjetore. Në vendin e pestë në këtë listë rënditet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me 41 mijë euro të hyra.
Derisa, në fund të listës është kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu me 29 mijë euro të hyra në vit.

Kronika e publikuar më poshtë, sjellë detaje rreth ndalimit të bashkëpunëtorëve të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq nga Policia e Kosovës.
Këta të fundit kishin urdhër për mos lejimin e futjes së zyrtarëve nga Beogradi në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Por, lidhur me këtë nuk dinin gjë ata që ishin nisur për ta përgatitur terrenin për vizitën e presidentit serb në komunën e Shterrpcës.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Blerta Ahmeti.

Përveç investimeve që janë bërë nga Qeveria e Kosovës, në fushën e bujqësisë kanë investuar edhe komunat. Preportr ka kontaktuar të gjitha komunat e Kosovës për të marrë të dhënat se sa kanë investuar në vitet e fundit në fushën e bujqësisë, por fatkeqësisht shumica e tyre nuk kanë të dhëna për vitet paraprake. Gjithashtu shumica prej komunave nuk kanë të dhëna se sa është shuma që ato kanë përfituar nga donacionet e huaja. Nga ato të dhëna që na kanë dërguar, rezulton se komunat e Kosovës në periudhën 2013-2015 kanë investuar së paku 15 milionë euro në fushën e bujqësisë. Kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe, por jo të gjitha komunat kanë pasur të dhëna për investimet në këtë periudhë kohore, pasi që sipas tyre pushtetet e kaluara komunale nuk i kanë arkivuar këto të dhëna.
Ndër komunat që kanë investuar më së shumti në fushën e bujqësisë në këtë periudhë kohore janë Prishtina, (2,696,970.00 euro) e pasuar nga Peja (1,590,404.60 euro), Rahoveci (1,289,510.00 euro), Prizreni (1,222,..