Blog Style Listing Example

Zyra e Prokurorit Special për Krime lufte në Kosovë, David Schwendiman ka njoftuar se nuk ka kërkuar e as nuk ka lëshuar ndonjë urdhër për ndalimin apo ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për në Serbi.
Këtë e ka konfirmuar vet Schwendiman, i cili në një prononcim për të përditshmen serbe “Vecernje novosti”, ka thënë se ai s’ka lëshuar një kërkesë të tillë, transmeton Indeksonline.
“Ramush Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me një urdhërarrest të lëshuar nga vet Serbia, e ndalimi i tij nuk është bërë me kërkesën time”, ka thënë ai, duke mos dashur të flas më shumë për hetimet që po vazhdojnë e as për atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencial ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë.
“Ende nuk kemi arritur në atë pikë”, ka thënë tutje Schwedimen.

Ministria greke e Mbrojtjes ka kërkuar dënim maksimal për 7 ushtarakët me origjinë shqiptare, të cilët u fotografuan brenda një reparti ushtarak teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
Ministri grek Panos Kamenos mësohet të ketë deklaruar se ushtarët e repartit në Mesologji, duhet të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në të ardhmen.
Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes, thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyetën lidhur me veprimin e tyre.
Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve. Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar.
Ushtarët me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës dy krenare brenda në repartin ushtarak greke. Autoritetet e vendit fqinj kanë reaguar ashpërsisht duke nisu..

Njohës të sigurisë, politologë, ekonomisë, gjuhëtarë e shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga vendet më të njohura të botës, u kanë bërë thirrje institucioneve që sa më parë ta formojnë ushtrinë.
Ata me anë të një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë:
“Duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë thirrje për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në këtë kërkesë, transmeton gazetametro.net.
Kjo me qëllimin që sipas tyre, ushtria t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes të integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Ndërkaq, personat që kanë nënshkruar këtë thirrje janë nga vendet më të njohura të Evropës e botës, përfshirë këtu: Gjermaninë, Suedinë, SHBA etj. /..

Transparency International sot publikoi “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2016” për 176 vendet e botës dhe prapë Kosova renditet e fundit në rajon, me gjithë ngritjen në pikë.
Kjo u bë e ditur në konferencën për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova ku u prezantuan rezultatet.
Artan Canhasi nga KDI, theksoi se sipas Indeksit të përceptimit të korrupsionit 2016, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.
“Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015 Kosova ishte radhitur e 103-ta me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së Transparency International, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’. Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, ..

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka denoncuar një rast ku sipas tij një 31-vjeçar ka vrarë veten pasi nuk kishte mundësi të paguante faturën e majme të OSHEE. Sipas Bashës, 31-vjeçarit Klajdi Muça, banues në Kamzë është vetëvarur në pamundësi për të siguruar një shumë prej 80 mijë lekësh të reja në mungesë të të cilave do t’i ndërpriteshin dritat.
Basha deklaron se në qeverisjen e PD drama të tilla të përsëritura nuk do të ndodhin kurrë, pasi sipas tij, konsumin deri në 200 kw energji për muaj do ta paguaje shteti për familjet në pamundësi ekonomike.
“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.”
Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit..

Në Mitrovicë nuk ka tensione e aq më pak rrezik për luftë, krejt kjo është një shoë politik i krijuar për poena politikë.
Kështu është shprehur zyrtarja kryesore e komunës veriore të Mitrovicës Adriana Hoxhiq në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.
Ajo ka thënë se njerëzit flasin për gjendjen në Mitrovicë pa qenë aty afër dhe pa e parë realitetin në terren, ngase po të ishin do ta shihnin që gjendja nuk është e tensionuar ashtu siç paraqitet.

Institucionet e vendit u lavdëruan se arritën ta ndalnin hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë, por nuk po arrijnë të kontrollojnë kontrabandën, tregun e as të licencojnë ndonjë nga bizneset në veri.
“Nis Petrol” është pikë e derivateve të naftës me 56 për qind të aksioneve të Kompanisë Ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër aksione të Qeverisë Serbe.
Kjo kompani vazhdon të operojë pa licencë, duke mos u penguar nga askush, raporton KTV.
Krejt çfarë ka arritur të bëjë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është t’i fotografojë këto pika të derivateve.Ministrja Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo pikë nuk është funksionale.
Por, në realitet situata është ndryshe. Kohavisoni ka qëndruar në pjesën veriore dhe nga afër shihet qartë se kjo pikë e derivateve funksion pa problem. Ministrja Bajrami po pret që “Nis Petroli” të bëjë kërkesë për licencim.

Në kohën kur Kosova po përballet me provokime të vazhdueshme nga shteti serb, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar qe pozitë e opozitë t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bëhen bashkë.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk është mirëpritur nga partitë opozitare. Opozitarët thonë se Thaçi është personi i fundit, i cili mund të kërkojë një gjë të tillë.
Për zëdhënësin e AAK-së, Muharrem Nitaj, kjo çështje më shumë duhet t’i shtrohej pyetja se sa është e mundur që pozita t’i bashkohet opozitës në qasjen ndryshe ndaj dialogut dhe Serbisë në përgjithësi.
“Opozita është ajo që po kërkon edhe qasje ndryshe edhe unitet në veprime. Ndërsa Qeveria me veprimet ose mosveprimet e saj e ka sjellë situatën në një stad shumë të pafavorshëm për Kosovën”, ka thënë Nitaj.
E, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se Thaçi për të forcuar pushtetin e tij personal lejoi forcimin e Serbisë në Kosovë. Thirrja e Thaçit, sipas tij, nuk ka për qëllim mbrojtjen e Kos..