Blog Style Listing Example

NATO dhe administartat e re amerikane kanë rënë dakord për nevojën e dialogut me Rusinë, me qëllim përmirësimin mes palëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pajtohen për domosdoshmërinë e dialogut me Rusinë “nga një pozicion i forcës”.
Stoltenberg zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Presidentin Trump dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe sipas Stoltenberg, të tre kanë qenë në një mendje, përsa i përket angazhimit të SHBA në lidhje me Aleancën Euroatlantike.
Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Trump është zotuar më herët se do t’i japë një shtysë përpara marrëdhënieve me Rusinë, por e kishte quajtur NATO-n, një organizatë të cilës i ka ikur koha./ tvklan

Greek Prime Minister Alexis Tsipras attends on January 28, 2015 the government's first cabinet meeting at the Greek Parliament in Athens. Greece's new radical left-led government prepared to meet on January 28 for the first time to hammer out a strategy for renegotiating the country's giant bailout, after storming to power on a promise to reject years of harsh austerity policies. AFP PHOTO / LOUISA GOULIAMAKI (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP/Getty Images) Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i është mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i jep vendit të tij në rrugën evropiane dhe për faktin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Vuçiç tha se kjo miqësi duhet të forcohet edhe me marrëdhënie më të mira ekonomike, andaj paralajmëroi mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. Vuçiç i bëri këto komente për gazetarët në Beograd, pasi priti homologun grek, Alexis Tsipras.
Kryeministri serb tha po ashtu se Serbia dhe Greqia do të bashkëpuno..

VMRO-DPMNE kërkon llogari nga ndërkombëtarët të cilët u prononcuan për vazhdim të bisedimeve dhe formimin e Qeverisë së re.
Me ton të ashpër, partia e Gruevskit kërkon që ambasada e SHBA-ve të sqarojë qëndrimin e djeshëm dhe të saktësojë nëse kjo nënkupton se ambasada amerikane përkrah idenë që mandati duhet t’i kalohet partisë së dytë.
“VMRO-DPMNE kërkon sqarim nëse SHBA sugjeron dhe kërkon nga Maqedonia dhe partitë në parlament që të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare dhe a mundet që kjo ftesë të interpretohet si qëndrim zyrtar i administratës së SHBA-së, që partitë sipas radhës aktuale me fuqinë që doli nga zgjedhjet e fundit, të formojnë Qeveri të re?”, thanë nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE-ja kërkon llogari edhe nga BE-ja e cila tha se duhet të merret parasysh edhe krijimi i një “Qeverie sa më të zgjeruar”.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se mbeten në qëndrimin e së dielës ku kërkonin zgjedhje të reja si mundësi e vetme e daljes nga kriza dhe evitimit të konflikteve.
Pas kërkimit të ..

Më 31 janar të vitit 1950, presidenti Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen.
Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë.
Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese.
Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin dhe pyeti: “A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte – “Po!”.
“Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba këtu?”, dhe dha urdhër për fillimin e projektit.
Pas 4 vjetësh, më 2 shkurt 1954, presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.
Ndryshimi mes bombës atomike dhe asaj me hidrogjen
Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e nda..

Spiunazhi eshte ndoshta profesioni i dyte me i vjeter ne bote. Qysh nga kohet e lashta,deri ne ditet e sotme, shoqeria, shtete,ndermarrje private,individe etj kane perdorur spiunazhin si mjet per te manipuluar,vjedhur,sabotuar informacione dhe interesa.
Spiunet jane ndofta njerezit me te cuditshem ne bote. Pa ta nuk bejme dot, por te gjithe i urrejne.Ne saje te spiunazhit dhe spiuneve jane fituar luftera,perandori te medha jane gjunjezuar, jane shkaterruar jete njerezish,por dhe jane shpetuar ne te njejten kohe. Si duket eshte ne natyren njerezore, e fshehur brenda ne shpirtin tone te dime dicka qe te tjeret duan ta kene sekret.
Historia e shkruar e spiunazhit, te pakten ajo qe njihet ka filluar qysh ne Greqine e lashte kur Istieu i Militit spiunonte perset qe donin te pushtonin Greqine per llogari te qytetit te Azise se Vogel te Militit.I maskuar nen petkun e “tradhetarit”,Istieu, fitoi besimin e komandanteve ushtarake perse,madje te vete Darit te Madh,mesoi planet e tyre per sulm n..

Po shikoja statistikat demografike të Argjentinës dhe aty thuhet se 17% te Argentinasve kane gjurmë indiano-amerikane në kodin gjenetik. Mirëpo kur flet dikush pë Argjentinën, i referohet vendit me trashëgiminë më të theksuar evropiane në Amerikë, krahas Kanadasë dhe Uruguajit.
Duke lexuar historinë e SHBA, në krahun tjetër, vlerësohet që në momentin që ky vend u zbulua nga evropianët rreth 5 me 12 milionë indianë jetonin në territorin që sot quhet SHBA. Në fillim të shekullit të 20, vetëm 250 mijë të tillë kishin mbetur. Lind pyetja: ku shkuan indianët?
Shumica e universiteteve amerikane thonë se 70% me 90% e indianëve vdiqën nga sëmundjet, pra nuk u eliminuan nga puritanët anglezë me kompani….
Është e vërtetë që në Amerikën e Veriut nuk shikon aq shenja civilizimi indian, siç i vërren në Amerikën e Jugut. Por pyetja me vend është përse në Amerikën Qendrore dhe në Amerikën e Jugut viruset dhe sëmundjet e evropianëve nuk patën të njëjtin efekt si në Amerikën e Veriut?
Përtej Amerik..

Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Ai përmbyset më 1968, me një puç ushtarak nga koloneli MuammarGaddafi.
Idrizi, që ishte një njeri i korruptuar me administratë të korruptuar, ka merita vetëm për realizimin e pavarësisë së vendit nga Italia.
Por, vendi i tij ishte i pazhvilluar e i varfër. Ai përmbyset gjatë një vizite zyrtare në Turqi, kur shteti i tij nga Monarkia shndërrohet në Republikë.
Gjatë kohës së Idrizit, vendi varej nga ndihmat e huaja, pa marrë parasysh se Libia është ndër vendet më të pasura në botë me naftë. Populli ishte i paemancipuar dhe jetonte pothuajse në primitivizëm. Këtë realitet e ndërroi Gaddafi.
Lideri i ri i Libisë nisi reformat e mëdha në vend. Standardi jetësor rritej, vendibegatohej. Pa marrë parasysh lajmet, që shpesh ndikohen nga politika, vendi po ashtu nuk qëndronte keq në raport me të drejtat e njeriut, madje edhe në kohën kur nisën trazirat kundër tij.
Gaddafi nuk duhej nga Perëndimi, sepse synonte të krijonte një Federatë të..