Blog Style Listing Example

LSDM-ja po shqyrton vërejtjet e para nga BDI-ja dhe LR-PDSH-ja sa i takon propozimeve të partisë së Zoran Zaevit për kushtet e formimit të Qeverisë së re.
Kreu i LSDM-së deklaroi se nuk do të kundërshtojnë asnjë kërkesë që është në pajtim me Kushtetutën dhe në shërbim të nevojave të përditshme të shqiptarëve.
“Materialet erdhën dje vonë diku para mesnate. Grupet tona të punës i shqyrtojnë dhe sapo të kemi informacione do t’ju njoftojmë. Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe ajo që përfaqëson përdorim praktik të qytetarëve të përkatësisë shqiptare, gjithsesi duke pasur parasysh edhe aspektin e nevojave të qytetarëve edhe të bashkësive tjera. Besoj se do të gjendet zgjidhje. Nuk mund të them se sa do të zgjasë sepse në këtë mes nuk jemi ne ata që duhet të vendosim por presim vendim final nga BDI-ja”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, shkruan Alsat M.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi thotë se presin reflektim korrekt nga LSDM-ja dhe vlerëson ..

TOPSHOT – French far-right Front National (FN) party's President, Marine Le Pen, gestures as she delivers a speech on stage during the FN's summer congress in Frejus, southern France, on September 18, 2016. Marine Le Pen's slogan reading “In the name of the [French] people” is seen on the rostrum. / AFP / Franck PENNANT (Photo credit should read FRANCK PENNANT/AFP/Getty Images) Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen, si duket nuk është fanse e monedhës euro.
“Euro nuk është monedhë. Kjo është një armë politike për të detyruar vendet për të zbatuar politikat e vendosura nga BE dhe për të mbajtur ato në zinxhir”.
Le Pen e cila udhëheq të djathtën ekstreme në Francë, ka thënë se nëse ajo bëhet Presidente, ka thënë se do i mbledh liderët evropian dhe zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane që të fillojnë punën që ta zëvendësojnë euron me monedhat kombëtare./klankosova.tv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzoi me 7 vota unanime propozimin e Administratës Juridike që pengonte partine e re Libra të merrte pjesë në zgjedhje si parti parlamentare.
Ky privilegj eliminon mbledhjen e 5 mijë firmave të detyrueshme për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Por debati është hapur për kohën se kur bëhej i vlefshëm mandati parlamentar i Ben Blushit për ta regjistruar Librën si parti parlamentare.
Partia Socialiste në fillim kishte të njëjtin propozim si administrata e KQZ-së, por më vonë ajo u tërhoq nga propozimi. Ndërsa Partia Demokratike dhe Libra kishin të njëjtin qëndrim për të hequr nga vendimi i KQZ-së pikën e propozuar nga Administrata.
Kryetari Denar Biba, tha se pavarësisht akuzave nga Ben Blushi, ai ka qenë në favor të lidhjes së afatit 6 mujor të mandatit parlamentar me ditën e zgjedhjeve.
Denar Biba tha se ka patur një takim me ambasadorin e OSBE-së për këtë çështje dhe tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të ambasadorit. Formulimi i kryetar..

Ani pse jemi në përfundim të muajit janar, muaj ky i caktuar si afat kohor në rezolutën e Kuvendit të Kosovës që e obligon Qeverinë e vendit për të rrënuar murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë veprim konkret deri më tani karshi kësaj çështje.
Por, pavarësisht asaj që ka kaluar 30 ditëshi i këtij muaji, një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ende kanë shpresë se Qeveria do ta respektoj afatin e caktuar në këtë rezolutë për rrënimin e murit, kurse pjesa tjetër këmbëngul se rënia e tij do të ndodh vetëm me rënien e Qeverisë.
Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, konsideron se nuk është hera e parë që ekzekutivi nuk po e respekton rezolutën, pasi që sipas saj një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rezolutat e më parshme të nxjerrura nga Kuvendi.
“Debati parlamentar për murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, version i dhënë edhe nga Ministria e ambijentit si ndërtim pa leje është dasht të rrënohet e..

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, vazhdon me reformat e tij të ashpra. Këtë herë ai ka pezulluar përkohësisht luftën e tij kundër drogës duke e zhvendosur fokusin tek eliminimi i korrupsionit brenda forcave të policisë.
Kjo pas vdekjestë një biznesmeni koreanojugor në selitë e policisë kombëtare në Manila.
“Duhet të fokusohemi tek pastrimi i brendshëm.Për momentin, s’do të ketë më operacione kundër drogë ,” tha shefi i policisë Ronald Dela Rosa gjatë një fjalimi në kampin Crame në qytetin Quezon.
Dela Rosa bëri këto komente, pas daljes publike të Presidentit Duterte i cili u zotua se do të identifikonte të gjithë agjentët e policisë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Megjithatë, Presidenti tha se sapo të mbarojë me policinë, lufta e tij kundër drogës do të vazhdojë deri në fund të mandatit në vitin 2022.
Që kur Duterte erdhi në pushtet në qershor të vitit 2016, fushata e tij anti-drogë ka çuar në vrasjen e më shumë se 7000 personave të lidhur me drogës./kumti.com