Dy persona u lënduan sot në një aksident automobilistik që ndodhi në fshatin Drenoc të Klinës. Aksidenti, në të cilin u përfshinë dy automjete, ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Dy vetura janë përfshirë në aksident në fshatin drenoc të klinës, dy persona janë të lënduar,” tha Gashi, duke dhënë detaje të shkurtra mbi rastin.
Nuk dihet ende gjendja e saktë e të lënduarve, por autoritetet janë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar vendin.