Një aksident trafiku ka tronditur mëngjesin e Gjakovës. Sot, rreth orës 08:40, dy automjete u përplasën në fshatin Meje, duke lënë një person me lëndime.

Policia ka konfirmuar incidentin që ndodhi në rrugën Gjakovë-Ponoshec. Zëdhënësi rajonal i Policisë, Sheremet Elezaj, theksoi se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime të lehta.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor tashmë po merret me hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version