Month: February 2017

Përdorimi i misuakut Për rëndësinë përdorimit të misuakut dhe dobitë e tij të shumta, kanë…

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera si dhe nga Shqipëria e Maqedonia
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë sot me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë ka një atmosferë festive, ku qytetarë të shumtë kanë dalur që ta presin këtë ditë të veçantë në sheshet e Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytet përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera, si dhe nga Shqipëria e Maqedonia. Në rrugët e saj shihet një numër i madh flamujsh të Kosovës kaltër dhe verdhë, ndërkaq në duart e qytetarëve edhe flamuri kombëtar shqiptar, kuq e zi.
Muharrem Neziri, një prishtinas i cili po i ndjek studimet e tij mastër në Austri për AA u shpreh se ndihet i lumtur dhe krenar për këtë ditë feste. Ai e sheh Kosovën si një fëmijë nëntë vjeçar i cili rritet dhe zhvillohet.
“Gjendja aktuale është pozitive për Kosovën, por gjithmonë duhet të mendojmë përpara dhe t’i kemi kushtet më të mira..

Në sulmet e regjimit në zonat rurale në Latakia dhe Idlib janë plagosur 11 persona
Në sulmet e njësiteve të regjimit të Bashar Asadit në rajonet rurale në Latakia dhe Idlib, janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka patur edhe gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, njësite të artilerisë së regjimit kanë goditur rajonet rajonet Xhisr esh-Shugur, Bedeme dhe Sirmanije në pjesën rurale të Idlibit dhe rajonin Kibbani dhe En-Naxhije në Latakija, që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.
Njoftohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e improvizuar në rajon.
Nga ana tjetër, thuhet se opozitarët janë kundërpërgjigjur me artileri ndaj sulmit.
Ndryshe, armëpushimi i arritur në Siri mes palëve ndërluftuese nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë, ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.
Në takimin për Sirinë në Astana, Turqia, Rusia dhe..

Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit
Mijëra njerëz në Chicago të SHBA-së, janë tubuar për të protestuar kundër politikave për emigrantët të Presidentit të këtij vendi, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta është zhvilluar para fillimit të bojkotit “një ditë pa emigrantë”.
Mijëra njerëz, shumica e së cilëve ishin meksikanë, kanë lënë punën e tyre duke u mbledhur në Union Park.
Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit.
“Rezistencë kundër urrejtjes”, “Nuk duam të kthehemi pas”, “Hiqni dorë nga copëtimi i familjeve tona” dhe “Jo ndalimit të hyrjeve dhe murit”, ishin disa nga sloganet e protestuesve. Ata marshuan më shumë se 5 kilometra në rrugët e Chicago-s.

Japanese Prime Minister Shinzo Abe was briefed on the situation at the Fukushima Dai-ichi nuclear power plant as he toured the facility back on Sept. 19, 2013. chief Akira Ono (4th L) in front of two tanks (back) which are being dismantled after leaking contaminated water, during his tour to the tsunami-crippled plant in Okuma, Fukushima Prefecture, northeastern Japan on September 19, 2013. Abe told Fukushima's operator to fix radioactive water leaks as he toured the crippled nuclear plant on September 19, less than two weeks after assuring the world the situation was under control. AFP PHOTO / Japan Pool JAPAN OUT (Photo credit should read JAPAN POOL/AFP/Getty Images) Pak para se të prishej roboti ka pasqyruar disa pamje nga reaktori, ndërsa ai nuk arriti të pasqyronte gjendjen e lëndës djegëse e cila do të luaj një rol të rëndësishëm për pastrimin e mbetjeve në të.
Pastrimi i centralit i energjisë nukleare në Japoni, Fukushima, i cili u dëmtua në një tërmet të rënë para 6 vites..