Month: March 2016

Në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, sot është vendosur gurthemeli i Spitalit Pediatrik – Kirurgjik, ndërtimi i të cilit do të kushtojë 20 milion euro. Ky spital për fëmijë do të bëhet i mundur falë një ndihme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.Ndërtimi i spitalit që Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i kishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po bëhet realitet.Sot në prani të Jahjagës dhe ministres së shtetit të Emirateve të Bashkaura Arabe, Al Shamsit, u vu gurthemeli për këtë spital, për të cilin presidentja e Kosovës tha se do të jetë më i miri në rajon.“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve. Ne të gjihtë krenohemi me faktin se kemi rini por për fat të keq në Kosovë shohim shumë fëmijë që vdesin prej sëmundjeve.Duke parë këtë situatë dhe pamundesinë për të ofruar më shumë e kemi par të arsyshme për të kërkuar ndihmën e partnerëve tanë. Dhe me këtë ndihmë do ta bëjmë spitalin më të mirë në rajon”.a“Si grua, gruas i kam kërkuar ndihmën e Emirateve për ndërtimin e këtij spitali. Mbretëresha Fatima i ka kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit dhe mirëqenies së nënës dhe fëmijëve, dhe nuk ka hezituar që ta na ofrojë ndihmë. Ky spital do të përfundojë në vitin 2018 dhe vlera e donacionit është 22 milion euro”.Ndërsa ministrja e shtetit nga Emiratat Arabe, e pranishme në këtë ceremoni, ka thënë se kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i shtetit të tyre, dhe ky projekt tregon thellësinë e këtij bashkëpunimi me Kosovën.aaNdërsa, ministri Imet Rrahmani, duke e vlerësuar si moment të veçantë për shëndetin e vendit, ka thënë se kjo është një dhuratë e jashtëzakonshme për fëmijët e Kosovës. Ai ka falenderuar presidenten Jahjaga e cila ka arritur t’i bind Emiratat e Bashkuara Arabe për këtë donacion. /lajmi.net

Ne Turqi perfundoi ndertimi i Qytetit te pare te onkologjise ne Evrope dhe spitali me i mire per sherimin e leukemise ne Turqi.
Qyteti onkologjik LÖSEV dhe spitali Lösante do të ofrojë shërbime per pacienetet te cilet nuk kane mjete te mjaftueshme per mjekim.
Per trajtimin e suksesshem te kancerit me rendesi te njejte jane metodat medicinakle dhe jomedicinale, ndersa qyteti LÖSEV ofron permbajtje sikurse teatri dhe pishinat. Po ashtu, do kete edhe shkolle dhe hotel.
(N.I Islampress)

Coca-Cola është një pije që cilësohet si shumë e dëmshme për organizmin tonë. Në një studimim të realizuar nga studiuesi turk Xhanan Karataj, i cili nxjerr në pah dëmet që shkakton një gotë Coca-Cola për 60 minuta.
Studiuesi ka renditur disa probleme kryesore që na vijnë nga konsumimi i kësaj pije, siç janë;
Në 10 minutat e para të konsumimit të pijes, gjaku juaj perthith 10 lugë çaji sheqer, një sasi 100 herë më e madhe se masa normale që i duhet trupi tonë.
20 minutat e para, nga pija rritet niveli i sheqerit në gjak, duke bërë që pankreasi të prodhojë më shumë insulinë dhe teprica e sheqerit fillon të depozitohet në trajtë yndyre në mëlçi.
Pas 40 minutash vëmë re se e gjithë kafeina ka hyrë tashmë në qarkullim, ky është një proces i cili bën që të na rritet presioni i gjakut dhe të prodhohet më shumë sheqer nga mëlçia ai kalon perseri në gjak dhe rrit nivelin e sheqerit.
Ndërkohë që pas 60 minutash nga koha që ne kemi pirë Coca-Cola krijohet një ndjenjë urie. Pra lind nevoja e të ngrënit dhe ju përsëri do të pini Coca-Cola dhe të hani ëmbëlsira.
Siç duket kjo është një pije me të cilën duhet të bëjmë kujdes nëse duam që të kemi një organizëm të shëndetshëm. /albeu.com/

Dr. Erkut Borazanci që punon në Qendrën Onkologjike “G. Piper” në Virginia të SHBA, arriti që të shëroj 2 të sëmurë nga kanceri i pankreasit
Mjeku turk Dr. Erkut Borazanci që punon në Qendrën Onkologjike “G. Piper” në Virginia të SHBA, arriti që të shëroj 2 të sëmurë nga kanceri i pankreasit.
“Ky lloj i kancerit është njëra prej llojeve më vdekjeprurëse të kësaj sëmundjeje”, thotë Dr. Borazanci ndërsa shtoi se në mesin e 10 pacientëve të sëmurë nga kjo sëmundje, tek 6 prej tyre arriti sukses rreth 30% ndërsa 2 janë shëruar plotësisht.
Mjeku turk synon që të arrijë këtë sukses edhe tek pacientët të tjerë, ndërsa mendon se metoda e tij e kurimit do të mund të shkaktoj një revolucion në trajtimin e kancerit të pankreasit./trt/

Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, të cilët njeriut shumë shpejt ia rregullojnë disponimin dhe e bëjnë atë të kthjellet dhe të jetë i gatshëm për aksionin ditor.Për më tepër, kafja për shumicën e njerëzve në periudhë afatgjatë është përgjithësisht e shëndetshme. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se ky nuk është kombinimi i preferuar i mëngjesit. Dihet se duhani është përplot substanca kancerogjene, por disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se cigarja e ndezur në mëngjes herët është dukshëm më e pashëndetshme se të gjitha cigaret e mëvonshme.
“Kemi zbuluar se duhanpirësit që pinë duhan menjëherë pasi të zgjohen kishin nivele më të larta të NNAL-it kancerogjen në gjak në krahasim me duhanpirësit të cilët e kishin shtyrë cigaren e parë për gjysmë ore apo më shumë, dhe atë pavarësisht se sa cigare i kishin pirë më vonë gjatë ditës,” tha Steven Brensteter nga universiteti shtetëror i Pennsylvanisë, udhëheqësi i studimit të kryer në vitin 2013, në mostrat e 2.000 duhanpirësve të rritur.
Pirja e kafesë në stomak të zbrazët herët në mëngjes stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në sistemin e tretjes, transmeton Koha.net. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Kafja gjithashtu mund të shkaktojë iritim të zorrës së hollë dhe të çojë në spazma, dhimbje dhe sindromin e zorrës irritabile, e cila në vitet e fundit diagnostikohet gjithnjë e më shumë. Gjithë këtë kafja do ta shkaktojë më fortë nëse e pimë në stomak të zbrazët.
Ekipi grek i shkencëtarëve nga Shkolla Mjekësore në Athinë ka zbuluar se duhani, kur konsumohen në të njëjtën kohë me kafenë, shkakton ngurtësim më të madh arterial se kur konsumohen veç e veç, në kohë të ndryshme. Ngurtësimi arterial pengon qarkullimin e gjakut dhe vepron keq në shëndetin e zemrës. /Telegrafi/

Nëse jeni duke pirë duhan, kemi disa lajme të mira për ju: nëse e lini duhanin dhe nuk e ndizni më asnjëherë, trupi juaj do të fillojë të pësojë transformime të mahnitshme në vetëm pak minuta
Lexoni më poshtë dhe mësoni se çfarë i ndodh trupit tuaj momentin që nuk pini më duhan!
Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:
Pas 20 minutash: Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.
Pas 2 orësh: Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.
Pas 8 orësh: Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.
Pas 24 orësh: Shanset për të pësuar atak në zemër bien.
Pas 48 orësh: Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.
Pas 3 ditësh: Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.
Pas 2 deri në 3 muaj: Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 për qind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.
Pas 1 deri në 9 muaj: Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.
Pas 1 viti: Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.
Pas 2 vitesh: Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale. Pas 5 vitesh: Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.
Pas 10 vitesh: Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.
Pas 15 vitesh: Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.
Përfitimet afatgjata: Joduhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.
(Zeri)

Shpejtësia e teshtitjes mund të arrij deri në 100 km/h, dhe kur teshtini fortë mund të thyeni edhe ndonjë brinjë.
Nëse do të mundoheni ta ndalni teshtimën kjo do të mund të provokoj daljen e gjakut nga koka dhe fyti, çka do të kishte për pasojë vdekjen. Edhe pse teshtima zgjat një sekondë apo edhe më pak, gjatë saj ndalon me punë aparati i frymëmarrjes, trakti i tretjes dhe urinës si dhe zemra.
Pas kësaj ato vazhdojnë me punën nëse dëshiron Allahu sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Andaj për shkak të kësaj duhet të themi “Elhamdulilah”, për ta falënderuar Allahun për këtë.
Burimi: akos.ba
(Islampress)