Vucic: Shqipëria e Madhe, makth i Serbisë

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic është pajtuar me deklaratën e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, se Shqipëria e Madhe është makthi i Serbisë.
Një ditë më parë Rama përmes rrjetit social “Twitter” kishte thënë se Shqipëria e Madhe është makth i Serbisë dhe jo projekt i shqiptarëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vucicit, i cili nëpërmjet Twitterit është pajtuar me deklaratën e Ramës, por ka shtuar se Shqipëria e Madhe është makth edhe i Evropës, transmeton B92, përcjell koha.net.

“Njerëzit që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë kanë absolutisht të drejtë. Por jo vetëm makth i yni, por edhe i Evropës, ankth i gjithë njerëzimit”, ka shkruar Vucic.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta parandaluar këtë”, ka thënë ai në Twitter. /koha/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com