Talebanët në Afganistan kanë publikuar videon e dorëzimit të rreshterit amerikan Bowe Bergdahl. Ky i fundit, i rrëmbyer 5 vjet më parë, është këmbyer më 31 maj me pesë të burgosur talebanë, të cilët gjendeshin në qendrën e paraburgimit të forcave amerikane në Guantanamo. Videoja e publikuar në web-faqen e talebanëve, Al-Amara, tregon arritjen e helikopterëve amerikanë për ta marrë rreshterin Bergdahl. Teksti “Mos u kthe në Afganistan” është postuar në video nga vetë talebanët (Reuters).