UNDP-ja do të prezentojë sot në Prishtinë rezultatet vjetore të punës së saj, që përkojnë edhe me 15-vjetorin e funksinomit të saj në Kosovë.
Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, pritet të përshëndesë këtë takim, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe lokale të Kosovës, donatorë, shoqëria civile, etj.
Në fund të aktivitetit do të shfaqet një film 15-minutësh, që përmbledh arritjet e UNDP-së në Kosovë gjatë këtyre 15 viteve.
Në njoftimin për shtyp thesohet se udhërrëfyes për punën e Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë është Plani i Veprimit i Programit për Kosovën 2011-2015, i cili identifikon prioritetet dhe rezultatet e pritura për secilën fushë.
“Ky takim do t’i dedikohet prezantimit dhe diskutimit të rezultateve të arritura gjatë një viti të kaluar, si dhe pritmave në të ardhmen. Konkluzionet edhe rekomandimet, që do të dalin nga ky rishikim, të kryera me institucionet me të cilat bashkëpunojmë, donatorët dhe palët e interesit, do të shërbejnë për të përditësuar ose përshtatur kornizën tonë programore për vitet në vijim”, thuhet në fund të komunikatës për shtyp të UNDP-së në Kosovë.