Trajneri i KB Galatasaray Ergin Ataman i është drejtuar opinionit publik të Serbisë me një letër të hapur ku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për vdekjën e tifozit serb gjatë incidentit të premtes në mbrëmje, para fillimit të ndeshjës Galatasaray – Crvena Zvezda në Arenën Abdi Ipekci, raporton Anadolu Agency (AA).
“Si një sportist i cili merr me vite merr pjesë dhe fiton në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, mund të them se asnjë trofe që kam fituar ndonjëherë apo që do të fitoj nuk është më i vlefshëm se jeta e një qenie njerëzore. Në këtë drejtim, deklaratat e mija të dhëna në bazë të njohurive të pamjaftueshme në lidhje me incidentin që ndodhi dje definitivisht nuk ishin me vend dhe kanë shkaktuar pasoja të cilat nuk ishin të qëllimshme”, tha Ataman në letrën e cila përmes Ambasadës Turke në Beograd i është dërtuar opinionit publik serb.
Profesionisti shumëvjeçar i sportit theksoi se “nga dita e sotme, të gjithë së bashku jemi përgjegjës nëse sporti tradhton idenë e miqësisë, ndershmërisë së garës dhe të bashkëpunimit dhe shëndërrohet në një mjedis brutal që mund të kërcënojë edhe jetën njerëzore”, duke shtuar se përleshjet ndërmjet tifozëve nuk janë problem lokal, as nacionalë por një fenoment global dhe ndërkombëtar të cilin të gjithë duhet ta tejkalojnë.
“Basketbolli duhet të mbetet në fushën e basketbollit dhe duhet të mbetet temë e bisedës që lidhet vetëm me fushën e basketbollit”, shtoi Ataman dhe theksoi se kurrë nuk do ti gëzohet rezultatit nga ndeshja e luajtur më 21 nëntor dhe se gjithmonë do ta kujtojë me trishtim.
Në anën tjetër, Presidenti i FIBA evropës dhe Federatës së Basketbollit të Turqisë (TBF) Turgay Demirel po ashtu ka shprehur ngushëllimet familjes së tifozit të ndjerë. Me këtë rast Demirel ka theksuar se kjo është një ditë e trishtueshme për të gjithë dashamirasit e basketbollit në Serbi dhe gjithë Evropëm.
“Të gjithë jemi pjesë e një familje të madhe të basketbollit. Këtë javë para të gjitha ndeshjeve të Ligës së basketbollit të Turqisë do ta kujtojmë Marko Ivkoviçin me një minut heshtje”, deklaroi Demirel.
Kujtojmë se në incidentin premtës mbrëma, para ndeshjës së Euroligës ndërmjet Galatasaray-it dhe Crvena Zvezda-s tifozi i nga Zemuni ka humbur jetën si pasojë e pjagëve të marra nga therja me armë të ftohtë.
Pas deklaratës së trajnerit të Galatasaray-it se sjellja e tifozëve nga Beogradi është sikur e terroristëve, kryeministri i Serbisë Alleksandar Vuçiç ka porositur se Ataman nuk është i mirëpritur në Serbi.
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu në një bisedë telefonike i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta homologut të tij serb për humbjën e një jete të re.