Telekomi me oferta të reja

0

Nga 1 maji i këtij viti, Telekomi i Kosovës ka lansuar ofertat më të reja dhe më atraktive për të gjithë konsumatorët. Në kuadër të këtyre ofertave është rilansuar edhe shërbimi triple-play TiK tv on tel, që dmth Televizion, Internet dhe Telefon, të gjitha me një kabllo të vetme.
Shërbimi i televizionit TiKtv rivjen me kanale më të avancuara televizive, vendore e ndërkombëtare, me informacione të freskëta, filma të rinj e të vjetër, muzikë, sport, me kanale për fëmijë dhe të rritur, të gjitha që i duhen një familje.

Shërbimi i internetit TiKon, kjo ofertë është më e thjeshtë për t’u zgjedhur, sepse bëhet fjalë për ngritje dhe përmirësim të shpejtësisë së internetit, stabilitetit dhe ulje e mëtejme e çmimeve.

Derisa, shërbimi i Zërit TiKtel tanimë është akoma më i lirë, me çmime të balancuara dhe me minuta shtesë falas drejt Vala për të gjitha profilet, duke mbajtur aktive edhe me tutje përfitimet e konsumatorëve nga ofertat paraprake si Turbo Oferta dhe Oferta Verore.

Pikësynim i Telekomit përveç rritjes së cilësisë dhe pasurimit të shërbimeve e produkteve të reja, mbetet që konsumatorët të përfitojnë lirime shtesë nga kombinimet e TiKtv, TiKon dhe TiKtel, sepse sa më shumë kombinime aq më shumë përfitime. Telekomi i Kosovës: nga e njëjta familje për çdo familje. /TG 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com