Sony nuk po ecë mirë me telefona, do të ndërrojë fokusin e biznesit

0

Lista e telefonave të mençur nga Sony do të mund të zvogëlohet së shpejti. Pavarësisht popullaritetit të kompanisë dhe suksesit të saj me televizorë, korporata e madhe japoneze është duke planifikuar të shkurtojë njësitë e saj të biznesit të televizorëve dhe telefonave mobil, për t’i reduktuar kostot.
Gjatë disa viteve të fundit Sony ka humbur në mënyrë të qëndrueshme vrullin e saj në segmentin e telefonave nga kompanitë rivale si Samsung, Apple dhe Xiaomi.

Fokusi i ri i kompanisë Sony do të jetë në njësinë e saj të TV-ve, dhe shkurtimin e njësisë së saj të telefonave, për tu kthyer në profit.

“Ne nuk jemi të interesuar për madhësi të tregut, apo pjesëmarrje më të madhe në të, por profite më të mira” ka thënë ekzekutivi i kompanisë Sony, Hiroki Totoki.

Produkti më i suksesshëm i kompanisë tani është konsola PlayStation 4, ndërsa kompania është duke hasur në telashe me linjën e saj të telefonave Xperia. (Telegrafi) 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com