Shqipëria ashpërson dënimet për pjesëmarrje në konfliktet jashtë Shqipërisë

0

Komisioni i Ligjeve pas debateve të shumta mes palëve, i dha “OK” propozimeve për ndryshimet në Kodin Penal, për ashpërsimin e dënimit për shqiptarët që marrin pjesë në konflikte luftarake jashtë Shqipërisë.
Ndryshimet u votuan unanimisht. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cila prezantoi amendimet shprehu shqetësimin se ka shtim të numrit të shqiptarëve që shkojnë të luftojnë jashtë vendit dhe ka rrezik që në vend të kthehen njerëz të inkriminuar.
“Propozimi bëhet nga 9 deputetë dhe vjen në kohën e duhur. Ka shtim të numrit të shqiptarëve që shkojnë të luftojnë jashtë vendit. Ka rrezik që në vend të kthehen njerëz të inkriminuar.
Edhe ministria e Drejtësisë është dakord me propozimet. Këta persona do të hetohen e gjykohen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Edhe OSBE pranon propozimin”, tha deputetja e PS-së Ermonela Felaj. Për deputetin e PS-së, Pandeli Majko, kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe nuk është i nevojshëm disktutimi politik.
Edhe deputetët e PD-së, kanë votuar ndryshimet, ndërsa kanë kërkuar të merren në konsideratë vërejtjet e OPDAT e OSBE-së. /IO 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com