Shpend Ahmeti ia zbulon vendet e punës vëllait dhe dhëndrit të “Kamishit”

0

Shpendi Ahmeti, kryetar i Prishtinës, përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur se vëllai i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu “Kamishi” është drejtor i deponisë së mbeturinave në Mirash, derisa dhëndëri i tij, udhëheqës në Bordin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ky i pari, e mbyll deponinë e mbeturinave kur t’i teket, për “Pastrimin” duke rrezikuar kështu shëndetin publik. E “Pastrimi” i menaxhuar nga Komuna në 14 vitet e fundit ka akumuluar borxhe marramendëse. Nepotizmi e familjarizmi në Komuna e nivel qendror përveç që janë padrejtësi, shkaktojnë edhe efekte të tmerrshme për jetën e njerëzve siç janë uji e mbeturinat”, ka shkruar Ahmeti.

A janë familja e punësuar e Kamishit dhe të ngjashmëve “Kosova Evropiane” dhe “Misioni i ri” për të cilat flet Thaçi?, ka pyetur Ahmeti. A janë nepotizmi, familjarizmi dhe korrupsioni në komunë “Rikthimi” për të cilin flet Mustafa? “Pasojat e këtyre dukurive negative do të duhen vite punë për t’i zbutur. Jemi të gatshëm ta bëjmë atë përpjekje. Nuk duhet të ndalemi deri në bërjen e qytetit e shtetit. Kosova ka Alternativë”, ka shkruar në fund ai. /Indeksonline/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com