Shërimi me anë të kupave, ja pse përdoret edhe nga vipat

0

Hedhja e kupave është një formë e mjekësisë alternative, ku kupat vendosen mbi lëkurë. Këto kupa me origjinë nga Lindja e Largët kanë mbi 5000 vjet që përdoren, por kohët e fundit kanë nisur të preferohen edhe nga vipat.

Kjo metodë përdoret prej mijëra vitesh për të përfiutar efekte kuruese për të gjithë ata që kanë probleme me ftohjen apo dhe me shqetësime të tjera. Kupat i gjejmë në materiale të ndryshme.

• Kupa prej qelqi

• Kupa prej bambuje etj,

Mbështetësit e kësaj terapie besojnë se hedhja e kupave mobilizon qarkullimin e gjakut.

Nga shumë studime të përbashkëta australiano-kineze, në vitin 2012 rezultoi se hedhja e kupave, nëse kombinohet me trajtime të tjera të duhura ndihmon në shërimin e:

-Akneve

-Paralizave faciale

-Spondiliartrozës

Po ashtu kupat heqin të ftohtin dhe largojnë toksinat nga trupi.

Kupat e qelqit ku brenda ndodhen fitila me substanca bimore ngrohen dhe vendosen mbi shpatullat e të sëmurit.

Lihen disa minuta derisa krijojnë vakum, i cili shkakton fryrje dhe skuqeje të lëkurës për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Zakonisht kupa lihet nga 5-10 minuta.

Përfitimet e hedhjes së kupave

Shoqata Britanike e Hedhjes së Kupave bën të ditur se kjo terapi mund të trajtojë një serë problemesh në organizëm si:

Aneminë

Sëmundjet reumatizmale si artriti

Çrregullimet gjinekologjike

Problemet me lëkurën si ekzemë dhe akne

Hipertensionin

Migrenën

Ankthin dhe depresionin

Mbështetësit e kësaj terapie besojnë se hedhja e kupave mund të reduktojë dhimbjen në trup. Po ashtu kjo metodë mund të nxisë relaksimin fizik dhe mendor si dhe ndjenjën e mirëqënies.

Po cilat janë përfitimet nga hedhja e kupave?

Hedhja e kupave, e cila është edhe pjesë e mjekësisë orientale ofron një eksperiencë shëruese dhe të këndshme.

Hedhja e kupave është një metodë e kundërt me masazhin, në vend që të ushtrohet presion mbi muskujt, përdoret metoda për tërheqjen e tyre lart. Për shumë pacientë, kjo është shumë relaksuese me një ndjenjë çlirimi.

Zakonisht, gjatë trajtimit hedhja e kupave kombinohet me akupunkturën, por mund të përdoret dhe veçmas. Hedhja e kupave çliron muskujt dhe nxit qarkullimin e gjakut. Kjo metodë përdoret për çlirimin e dhimbjeve të qafës dhe shpinës, muskujt e tensionuar, ankthin, madje dhe celulitin. Hedhja e kupave për të rënë nga pesha dhe trajtimi kundër celulitit bëhet duke aplikuar më parë vajin në lëkurë, dhe më pas punohet me kupat në pjesët përkatëse.

Toksinat çlirohen, pastrohen bllokimet, dhe venat e arteriet pastrohen me këtë metodë. Në fakt kupat mund të hidhen edhe në duar, kyçe, e këmbë në raste të veçanta.

Ky trajtim është i vlefshëm po ashtu edhe për mushkritë, dhe mund të luajë rol pozitiv në trajtimin e astmës. Faktikisht, problemet me frymëmarrjen janë problemet që kupat i zgjidhin mirë. Tremijë vjet më parë, në librat e lashtë kinezë rekomandohej që kjo metodë të përdoret për trajtimin e tuberkulozit pulmonar (të mushkrive).

Nëse dikush ka stres, ose ka probleme me supet, shpinën etj., energjia në trupin e tyre mund të jetë e bllokuar,’ shpjegon Ian Stones, anëtar i Këshillit Britanik të Akupunkturës, që praktikon hedhjen e kupave prej 6 vitesh.

Ai shprehet se praktikuesit kanë pranuar se kjo metodë largon dhimbjen e muskujve, zhduk celulitin dhe madje edhe depresionin.

Hedhja e kupave do t’ju lehtësojë pa masë, thotë ai, duke shtuar se pas trajtimit do të keni disa shenja në trup që janë të përkohshme dhe se nuk duhet të alarmoheni.

Specialisti i hedhjes së kupave Saud Hadi thotë: ‘Ekzistojnë një numër pikash në çdo anë të shtyllës kurrizore që korrespondojnë me organet përkatëse.

Ai shton se megjithëse hedhja e kupave është totalisht një praktikë e sigurt, nuk do t’ja këshillonte grave shtatzëna.

Në Kinë, hedhja e kupave është pjesë integrale e mjekësisë dhe praktikohet në spital për një sërë problemesh.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com