ShBA i dhuroi Tunizisë 20 milionë dollarë materiale ushtarake

0

SHBA-ja i dhuroi të enjten Tunizisë materiale ushtarake me vlerë prej 20 milionë dollarë për përforcimin e kapaciteteve të ushtrisë së saj në kuadër të luftës kundër terrorit.

Të enjten Tunizia mori në dorëzim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) paketën e parë të ndihmës ushtarake me vlerë 20 milionë dollarë në fushën e luftës kundër terrorit dhe për kontrollin efektiv të kufirit.

Ceremonia e dorëzimit u organizua në Bazën Ushtarake “Uveyna” në kryeqytetin e vendit, Tunis. Sekretarja e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes dhe Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Afrikën, Amanda Dory në fjalën që mbajti në këtë ceremoni tha se fakti që Tunizia do të ketë tani avionë vëzhgues do ti sigurojë asaj mundësi të rëndësishme për identifikimin e vendndodhjes së terroristëve përgjatë kufirit me Libinë si dhe në fushën e veprimit kundër filtrimeve terroriste.

“Fuqia mbrojtëse e Tunizisë kundër terrorit do të rritet akoma edhe më shumë me anë të sinjaleve që do të vijnë nga avionët e vëzhgimit të kufirit”, shtoi ajo.

Ndërsa ministri tunizian i Mbrojtjes, Ferhat Harshani, deklaroi gjatë livrimit të pjesës së parë të ndihmës ushtarake amerikane se automjetet dhe avionët e dhuruar do ti forcojnë edhe më shumë ata në përpjekjen antiterroriste me krimin e organizuar në det dhe në tokë, duke shtuar se shpresojnë që Uashingtoni tu dorëzojë sa më shpejt edhe avionët specialë që Tunizia do ti përdorë në luftën antiterror.

Ndërsa Ambasadori i ShBA-së në Tunis, Danial Robenstain tha se paketa e ndihmës përfshin 13 automjete 4×4, 8 automjete për çdo lloj terreni të tipit “Jeep” dhe 4 avionë vëzhgues të tipit “Maules” dhe vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Tunizinë në çdo fushë, jo vetëm në atë ushtarake.

Në vitet 2014-2015 ShBA e kishte ndihmuar Tunizinë me materiale ushtarake si: dylbi për natën, pajisje e aparatura për ndriçim dhe gjetjen e minave.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com