Putin pezullon marrëveshjen e plutoniumit me ShBA

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka firmosur vendimin i cili parashikon pezullimin e marrëveshjes mes Rusisë dhe SHBA-së për asgjësimin e plutoniumit.

Rusia pezullon marrëveshjen e arritur me ShBA-të për asgjësimin e plutoniumit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka firmosur vendimin i cili parashikon pezullimin e marrëveshjes mes Rusisë dhe SHBA-së për asgjësimin e plutoniumit.

Si arsyetim për firmosjen e vendimit nga Putin tregohen “ndryshimet thelbësore të jetuara në kushtet dhe kërcënimet e formuara kundër stabilitetit strategjik si rezultat i sjelljeve armiqësore të SHBA-së ndaj Rusisë.”

Ndërsa gjithashtu pretendohet se arsyeja tjetër e këtij vendimi është se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i përmbushën zotimet e tyre në lidhje me asgjësimin e plutoniumit”.

Rusia dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000 arritën në marrëveshje për uljen e stoqeve të kësaj lënde radioaktive.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com