Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq dhe zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi janë përplasur në rrjetin social Twitter.
Ka qenë një provokim i Sava Janjiq përmes një postimi që e ka shtyrë zv/ministrin Selimi që të reagoj.
“Kisha Ortodokse Serbe duhet të kërkoj që Tribunali i ri për krime luftë të hetojë shkatërrimin sistematik të Kishave nga UÇK-ja në vitin 1999-2000”, ka shkruar Janjiq.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e Selimit. “Në vitin 2000 nuk kishte UÇK. Por mund të bëni kërkesë që Qeveria serbe të përgjigjet duke e hetuar shkatërrimin e 325 xhamive”, ka qenë përgjigja e zv/ministrit. Më pas Selimi e ka publikuar edhe një hartë ku janë të shënuara xhamitë e djegura dhe të dëmtuara anëkend Kosovës.
Sava Janjiq ka shkruar sërish: “Siç e thash, krerët e Policisë dhe ushtrisë serbe janë akuzuar dhe dënuar. Për UÇK-në me ose pa uniformë ka pasur mosndëshkim”.
“Nuk ishte asnjë kishë, e përsërisë, asnjë kishë e vetme e prekur nga UÇK-së gjatë luftës në Kosovë”, është kundërpërgjigjur Selimi. /Indeksonline/