Pas Suedisë, edhe Danimarka mund ta njoh shtetin e Palestinës

0

Gazeta daneze, “Copenhagen Post”, ka raportuar se edhe Danimarka mund të ndjek shembullin e Suedisë, ku për shkak të një presioni të madh publik në atë vend, të njoh pavarësinë e shtetit të Palestinës.
Sipas kësaj të përditshmeje, një numër i madh i politikanëve dhe ekspertëve danezë besojnë se Danimarka në të ardhmen duhet ta njoh një shtet të pavarur palestinez, në mënyrë që të kontribuoj në zgjidhjen e konfliktit të vjetër me dekada në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Mette Gerskov, zëvendëskryetari i parlamentit danez për punë të jashtme tha se Danimarka vitin e ardhshëm mund të njoh një shtet të pavarur palestinez.

“Sigurisht, ajo që Suedia ka njoftuar ditë më parë do të thotë diçka. Nuk mendoj që qeveria daneze do të bëjë të njëjtën gjë nesër. Palestina nuk është në rendin e ditës së Danimarkës sikurse në Suedi. Më parë, ishim përfshirë që të ndihmojmë popullin hebre, por tani Izraeli është një shtet që mund të mbrojë veten. Kjo është arsyeja pse është shumë e natyrshme që vëmendja jonë tashmë të kthehet në drejtim të palestinezëve që kanë nevojë për mbrojtje”, tha politikani danez.

Kujtojmë se në janar të vitit 2011, Danimarka dhe Norvegjia kanë thënë se së shpejti do ta njohin shtetin e Palestinës, ku më 9 mars të po atij viti, presidenti i Palestinës, Mahmud Abaz për herë të parë vizitoi Danimarkën për të diskutuar me autoritetet lokale rreth mundësisë së bashkëpunimit mes Palestinës dhe Danimarkës. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com