Nuk ka ligj që i dënon shqiptarët që luftojnë në Siri

0

Kosova vazhdon të mbetet pa bazë ligjore kundër terrorizmit, edhe pse arreston persona të cilët dyshohen të jenë të lidhur me grupe dhe organizata të shpallura si terroriste.
Ndonëse ekziston projektligji për ndalim e bashkim në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ky dokument nuk ka arritur ta kalojë fazën e fundit për t’u bërë ligj, për shkak të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Dënimi që parasheh projektligji në fjalën për të gjithë ata që, siç thuhet “organizojnë, rekrutojnë, udhëheqin apo trajnojnë persona ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohen me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet”.

Ahmet Isufi, që në legjislaturën e kaluar ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka thënë për Tribunën se për një situatë të tillë ka kohë që është alarmuar dhe se deri më tani është dashur të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nga institucionet e sigurisë në vend, por edhe nga politika. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com